Abazoviq: Zgjedhja e Gjukanoviqit hap mbrapa për demokracinë

November 9, 2012   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Zgjedhja e kryetarit të Partisë Demokratike Socialiste PDS, Millo Gjukanoviq, për mandatar të Qeverisë së re është hap mbrapa për demokracinë dhe tregon shqetësimin e koalicionit udhëheqës për situatën socio-ekonomike të shtetit, konsideron deputeti i Malit të Zi Pozitiv Dritan Abazoviq.

“Kjo është definitivisht shprehje e mosbesimit ndaj bashkëpunëtorëve dhe atyre që deri tani e kanë kryer këtë funksion”, vlerësoi Abazoviq.

Ai për agjencinë Mina tha që zgjedhja e Gjukanoviqit për mandatar nuk është mesazh i mirë për bashkësinë ndërkombëtare.

“Mali i Zi duhet të kthehet kah e ardhmja dhe të filloj të tregoj që ka kapacitete njerëzore dhe sociale të prodhoj reforma, që janë më se të domosdoshme për shoqërinë tonë”,  konkludoi Abazoviq.

Ai nuk është i sigurt që kthimi i Gjukanoviqit çon drejt përparimit socio-ekonomik të shtetit.

Lajme nga Ulqini

4