In memoriam: Prim. Dr.Suad (Sylço) Mavriqi (1954-2012)

November 13, 2012   | Shtypi / Mediji

Pas nje semundjeje te rende, ne Osllo te Norvegjise nderroi jete Dr. Suad Mavriqi. Ai u lind ne Ulqin, ne nje familje te vjeter ulqinake e cila ka dhene intelektuale per disa gjenerata. Gjyshi i tij, Hasan eff. Mavriqi ka qene imam i njohur ne Ulqin e me gjere, Prim. Dr. Nexhatin Mavriqi eshte gjinekolog i njohur ne Bosnje dhe Hercegovine, Dr. Minir Mavriqi eshte stomatologu i pare i shkolluar ne Shtepine e Shendetit ne Ulqin. Babai i Dr. Suadit, Sylco Mavriqi, ka qene njeri perparimtar dhe intelektual, me angazhime ne jeten urbanistike te Ulqinit. Vellai i tij, Fuadi, eshte arkitekt i dalluar ne Ulqin, i cili ka dhene kontribut te vecante ne ruajtjen dhe rindertimin e objekteve fetare, si edhe ne realizimin e shume projekteve me rendesi per arkitekturen e Ulqinit dhe rajonit. Dr. Suadi shkollen fillore dhe te mesme e mbaroi ne Ulqin, ndersa Fakultetin e Mjekesise ne Sarajeve, ne vitin 1978. Ka punuar ne spitalin kantonal te Zenices deri ne vitin 1996. Ka specializuar ne fushen e kirurgjise. Per punen shkencore dhe profesionale humaniste, Ministria e Shendetesise e Bosnjes dhe Hercegovines i dha titullin Primarius. Gjate kohes se luftes se Bosnjes (1992-1996), ai punoi ne kantonin e Zenices si kirurg. I ka ndihmuar te gjithe dhe ka dhene nje kontribut te madh per zvogelimin e pasojave te luftes ne Bosnje e Hercegovine. Ne vitin 1996 emigroi nga Bosnja dhe vazhdoi punen si kirurg ne Osllo. Me angazhim te vecante, me nje profesionalizem te larte, i ndihmoi pacientet e te gjithe popujve dhe konfesioneve. Por, ne momentin kur krijoi kushte te mira per pune dhe nje jete te bukur, semundja e pasherueshme e mori nga gjiri familjar dhe nga me te afermit e tij. Dr. Suad Mavriqi ka qene i cmuar dhe i respektuar prej kolegeve te tij ne Norvegji dhe Bosnje. Ka lene nje kujtim te madh edhe ne Ulqin, ne vendlindjen e tij, ku eshte kthyer me mall cdo vit. Dr. Colin, drejtor i Spitalit Ringerike Sykehus ne Osllo, ka thene per te: ”Gjithmone kam qene i sigurt ne sallen e operimit kur afer meje ka qendruar Dr. Suadi. Ai ka qene, vertet, kirurg me i mire se une”. Dr. Suad Mavriqi ka lene dy femije: vajzen, e cila eshte stomatologe ne Osllo dhe djalin, ekonomist ne Stokholm (Suedi).

Prim. Dr. Gani Karamanaga
Koha Javore

1