Në Ulqin u përuru libri kushtuar Rugovës – Video

November 13, 2012   | Kulturë / Kultura

Organizuar nga Qendra kulturore në Ulqin të enjtën(8.11.2012) në hapësirat e bibliotekës së qytetit u mbajt përurimi i librit “Ne hap me Rugovën” të autorit Adnan Merovci.

Në fillim të këtij përurimi u shfaq filmi dokumentar prej 18 min. me titull “Një dekadë me Rugovën 1989-1999” . Ndërsa më pas moderatori i i mbrëmjes dr.Nail Draga zhvilloj një bashkëbisedim me autorin përmes disa pyetjeve, të cilat ishin të fokusuara nga vet përmbajtja e librit.Autori i librit para një auditori të përzgjedhur, ka elaboruar në detaje çështje të ndryshme, të cilat pothuaj kanë qenë të panjohura për opinionin e gjerë. Ai ishte konkret dhe i qartë në lidhje më çështjet përkatëse dhe sfidat që ka përjetuar gjatë dhjetë viteve sa e ka shoqëruar presidentin historik të Kosovës, dr.Ibrahim Rugovën.
Në këtë botim kemi rrëfime autentike, ilustrime të Rugovizmit, stenograme nga takimke të rëndësishme, fotografi ekskluzive si dhe doliumente të rëndësishme. Pasi ky përurim u mbajt në muajin e vitit jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në fund nxënësja Flutur Mustafa lexoj tregimin “Rrëfimi i një biri” që u prit më admirim nga të pranishmit.
Libri “Në hap me Rugovën” është botuar nga Amerkos në Prishtinë, ndërsa deri më tash është përuruar në disa qytete si në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe diasporë.(Kohapress)