Zenka: Ujë nuk ka, e uji po ju mbërrin deri tek fyti!

November 16, 2012   | Politika

Sa do që qytetari normal të mundohet të ketë minimumin e mirëkuptimit për paaftësinë, paditurinë dhe mos të përmendi çka më për të ashtuquajturit ekspertë, situata e re e krijuar me ujin tejkaloj çdo kriter të arsyetimit të shëndoshtë. Të lësh një qytet të tërë sot e katërta ditë pa ujë dhe të sillesh sikur ky është problem i thjesht teknik që lehtësisht përmirësohet, tregon çdo gjë por vetëm të mirë asgjë. Po realizohen parandjenjat tona më të errëta e kjo është fakti që ky qytet me kësi lloj pushteti nuk po ecën por po vrapon drejtë dështimit të përgjithshëm në kuptimin e plotë të fjalës. Problemi me ujin është vetëm një tregues i vogël për atë çka na pret. Për hir të mirës të përgjithshme të qytetarëve tanë uroj të mos jem në të drejtë, por për fat të keq çdo gjë tregon dhe çon kah kolapsi i pandalueshëm i të gjithë strukturave të vetëqeverisjes lokale.

Filloj me miratim e planeve urbanistike në kundërshtim me ligjin, intervenimeve në infrastrukturë të kryera mbrapsht , deri tek anulimi i gjashtë (6) tenderave të montuar. Është e gjatë lista e të gjitha parregullsive dhe shkeljeve të ligjit që bëri pushteti aktual për katërmbëdhjetë (14) muaj të qeverisjes së tyre.

Me gabimin e njerëzve të paaftë qyteti i Ulqinit katër ditë nuk ka ujë derisa të gjithë heshtin dhe askush nuk merr përgjegjësi. Ndoshta heshtet qëllimisht që e ardhmja e ndërmarrjes komunale të jetë tragjike apo ndoshta pritet që përveç të gjitha fatkeqësive dhe telasheve që sollën, të na sjellin edhe ndonjë epidemi fëmijëve tanë në shkolla.

Ujë nuk ka, e uji mbërriti deri tek fyti!

Si filloj në mënyrë të turpshme dhe të trishtuar, ashtu dhe do të përfundojë.
Kryetari i UDSH-së
M. Zenka

Burimi: Forumi Rinor Udsh
9