Perurimi i librit “E verteta ime” të autor Rexhep Lleshit

November 17, 2012   | Kulturë / Kultura

Shkruan: EDMONDA SELIMI

Të shtunen në mbrëmje në Restaorantin “Montana 2000” në Pinjesh-Ulqin, u bë përurimi i librit “E VERTETA IME” e autorit Rexhep Lleshi. Përurimin, me ardhjen e tyre, e nderuan  mbi 200 musafir të ardhur nga Shqipria, Kosova, Malsia, Tivari, Ulqini e Ana e Malit.
Programin e udhëhoqi moderatorja Edmonda Selimi nga Brajsha-Ulqini, studente ne Universitetin e Tiranes.

Meqenese promovimi i librit u bë në prag te 100 vjetorit të pavarsisë së Shqiprisë, për nderim të kësaj dite,  të pranishmeve u prezantua Flutura Mustafa, me prozen patriotike “Rrefim i nje biri”.
Autori dëshmon se fragmentin e parë të tij e shkroi disi thjeshtë, kur ishte 10 vjeç. E shkroi atë në një fletë të bardhë, me laps grafiti, sepse ngjyrë nuk kishte e kimiku nuk u njihte. Gjatë kohës grafiti u zbe, u shu e fleta u zbardh. Por, ngjarja nuk u fshi nga kujtesa e tij. E shkroi ate edhe në këtë libër. Fragmentin nga libri, tregimin “Edhe atyne kaj kashat” e interpretoi Elidjon Muharrem, studente nga Tirana.
Paneli i punës ishte i larmishëm. Ate e përbënin njerz të arsimit të kultures e shkencës, të ardhur nga Shqipëria, Kosova, Malsia e Uqini.
Sipas programit folësi i parë për librin e “VËRTETA ime” ishte Prof. Dr. Lavdosh Ahmetaj nga Tirana. Ai e recensoi librin dhe e vlerësoi:
– Si një zhanër i veçant e me vlerë në literaturen shqipe, të specifikuar në rrafshin social – etnografik dhe pedagogjik.
Për arsye objektive ai nuk pati mundësi të vij në kët mbrëmje. Për mungesën kërkon falje, përshendet autorin dhe mysafirët e tij dhe uron punë të mbarë. Tekstin e tij e lexoi Elidjon Muharrem studente nga Tirana.
Për librin, foli redaktori i tij, i mirënjohuri, Prof. Dr. Elez Osmani.
Është bashkëvendas. Nuk e msheh kënaqësinë, për faktin, që ishte nxënësi i autorit, të cilin me kohë e njohi nga afër. Është doktor i shkencave ekonomike. Autor i shumë teksteve profesionale e punimeve kërkimore shkencore. Kryeredaktor i Revistës shkencore juridike dhe ekonomike ”Luigj Gurakuqi” Shkodër dhe Revistës shkencore ”Ekonomiku”, në Ulqin. Ligjëroi në shumë fakultete në rajon, tash ligjëron në Universitetin ”Kristal” në Tirane, në Kolegjin Universitar ”Iliria” në Gjilan dhe Universitetin ”Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Është Dekan i Universitetit të veriut ”Argenti” në Shkodër. Për librin E VËRTETA ime, ai theksoi se:
– Është plotë përmbajtje e informacione themelore mbi autorin, vendin dhe kohën që ai jetoi.
Folesi i rradhes, Frano Kulli vjen nga vendi i Beslidhjes Kombëtare. Ai ka kryer studimet e larta të arteve dhe të gazetarisë. Kryesisht punoi në profesion si gazetar, redaktor dhe drejtues i shtëpiave gazetareske dhe televizionit në Lezhë e Tiranë. Ish anëtar i Këshillave Drejtues lokal dhe të Radio Televizionit Shqiptar. Themeloi Entin Botues Poligrafik ”Gjergj Fishta” në Lezhë dhe është president i tij. Në shtypshkronjën e tij, fjalët e autorit i qiti në letër dhe librit i dha formën e dëshiruar.
Për ti kontribuar kësaj mbrëmjeje  nga Prishtina vjen Prof.Dr. Sabri Kadriu. Njeriu i fjalës, i shkencës dhe i vizioneve. Ai publikoi mbi 60 punime shkencore profesionale. Autor i shumë teksteve universitare dhe përkthyes i tyre nga Kroatishtja. Hartues i projekteve madhore të vlefshme për vendin dhe rajonin. Është pedagog i shumë gjeneratave studentësh të universiteteve në Prishtinë dhe Tiranë. Nepër duar tija kaluan shumë libra të autorëve të ndryshem, që ai i redaktoi dhe recensoi. Ai recensoi edhe librin E VËRTETA ime, për të cilin konstatoi:
– Në te qëndron efekti kyç i librit, që është nxitës për lexuesin e etur që don të njohi aktualitet e kohës.

Pasuan disa çaste argëtuese të cilat i solli Andi Kollari i cili interpretoi pjesën ETIDA, të kompozitorit Francisko Tarega.
Pedagogu i shquar nga Tuzi. profesor Gjergj Camaj  ishte folësi i radhës, i cili  vjen nga Malësia. Ai nuk pati kontakt me librin në asnjë fazë të punimit të tij. Vëmendjen ia kushtoi autorit dhe punës së tij, që pati rast ta njohi nga afër. Studjoi shkencat natyrore Fizikë e Kimi. Është profesor i pedagogjisë. Punoi drejtor dhe pedagog  i shkollës në Malësi e Tuz. Në cilësinë e Këshilltarit pedagogjik të ish Entit Arsimor Republikan, për shkencën e Kimisë, me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Autorin e njohi në procesin e punës arsimore, para 36 viteve. Për punën e autorit atëherë, ai shkroi raport, për tu bërë ashtu edhe vetë pjesë e këtij libri. Për të pranishmit shprehet:
-Para 36 viteve, ne cilsinë e inspektorit, në shkollë në Katerkollë, mbikqyra oren mësimore të mbajtur nga arsimtari Rexhep Lleshi. Në përfundim të saj, arsimtari mu drejtua:
– Më trego për lëshimet e të metat, me kënaqësi do të merrm me eliminimin e tyre.
-E unë çfar ti thoja përveç se kjo është një orë e shkëlqyshme dhe nese ekziston ora ideale është ajo e mbajtur nga ju shoku Rexhep. Atëher ishim shokë e tani u bëmë zotni.
Pas fjalëve të bukura të oratorit nga Tuzi, të pranishëmve u drejtua autori i librit Rexhep Lleshi.
-Të dashur miq! Libri im porsa i botuar, për të cilin sonte këtu u folë e përuruar, është dokumentar, i shkruar si një ditar. Ai është jeta, puna dhe veprimtaria, vendi dhe koha ime.
Cilësohet me përmbajtje të dendur, të ilustruar me fakte e dëshmi. Mbanë titullin simbolik e domëthënës, E VËRTETA, fjalë kjo, në të cilën unë u thirra, si çdo njeri që në mendje ka e kurdoherë dëgjon këshilltarin e brendshëm, ndërgjegjën e vetë. Të vërtetën e njoha kaherë. Me te u udhëheqa kudo e gjithmonë. Edhe pse ajo sillte telashe, sinqerisht supozoja, se më të rënda do jenë ato që sjell e kundërta e saj, jo e vërteta.
Librin nuk duhet kuptuar si krejt personal, sepse në te, njëheri paraqitet dhe jeta e puna e të afërmve e moshatarve, shokëve e kolegëve, bashkëvendasve e bashkëpunëtorëve të mi, në një periudhë të caktuar. Aty pasqyrohen përpjekjet për ndryshime dhe të arriturat në zhvillim e përparim të përbashkët në midisin shoqëror.
Libri përmban sukseset dhe gëzimet, mundimet dhe dëshprimet, besimet dhe zhgënjimet.
Ate duhet kuptuar si gotën, të mbushur me përzierje ëmbël – idhët, si në poemën e shkurtër, “Tri
Gota”, të poetit Kosovar, Latif Berisha. Andaj, lexues i nderuar i këtij libri, në pushime të shkurtra, në shenjë mirë ose keqardhje për autorin, në vete të thojë: ”si e paska pasë jetën”! e jo:”pse ka shkruar kështu”? Unë nuk munda ti anashkaloja, ti heshti e mos ti përmendi ngjarjet e mëdha të jetës, si u shkaktuan e çfarë gjurme lanë. Ashtu bëra vetëm konstatime, pa vlerësime, sepse për to, do duhej shkruar edhe një libër tjetër.
Libri bazohet në të dhëna të mirëfillta, të shkruara e vërtetuara, dëshmi gojore të besuara, të cilat vetë i mblodha, si dhe në ditarin tim dhe kujtesën personale. Në mbledhjen e të dhënave të munguara më ndihmuan njerëzit e mirë, të cilët i falënderoj. Falënderimi dhe mirënjohja e veçant ju shkon atyre që pa rezervë kontribuan përfundimin me sukses të kësaj pune, botimin e librit dhe fjalët e bukura të folura për te. Ato, që me kënaqësi i kujtoj janë:
Redaktori, Prof. Dr. Elez Osmani.
Recensentet: Prof. Dr. L. Ahmetaj e Prof. Dr. S. Kadriu.
Lektori dhe Redaktori teknik, Qazim Muja.
Përpunuesi kompjuterik, Ilir Lleshi dhe
Shtypi, Frano Kulli.
Falënderimi i madh juve miq dhe mysafir të dashur, që duke qenë këtu me ne, na nderuat dhe shtuat kënaqësinë e kësaj mbrëmje.
Për botimin e këtij libri nuk pati donatorë.
Materialisht nuk u ndihmua nga askush!
Në fund të këti përurimi, për të pranishmit, u shtru një koktej.

Edmonda Selimi