Vizita e turoperatereve gjerman ne ulqin + Foto

November 17, 2012   | Turizmi / Turizam

Me daten 15 nentor ne Budve filloi kongresi i shoqates turistike Gjermane DRV i cili po mbahet nen patronatin e qeverise se Malit te Zi. Ne kete kongres i cili do te zgjase tre dit do te marrin pjese rreth 1000 perfaqesues te afarizmit turistik gjerman. DRV perfshin mijera turoperatera gjerman, agjensi turistike, kompani dhe shoqata sigurimit.

Reth 80% te profitit turistik te Gjermanise realizohet nepermjet anetaresise se shoqates DRV, kurse kongresi dhe ardhja e afaristeve gjerman ne Mal te Zi paraqet nje shanse te vertete qe te flitet per rezultatet e deritanishme dhe per planet e ardhshme. Per kete kongres jan angazhuar rreth 25 udheheqes qe flasin gjuhen gjermane. Organizata Turistike e Ulqinit per kete rast ka huazuar nje stende ku te gjithe te pranishmit kane mundesine ta prezentojne oferten e tyre turistike. Keta tre dite te pranishem do te jene hotelet e medhenj, hotelet private dhe perfaqesuesit e agjensive turistike.

Dy grupe prej gjithsejt 250 perfaqesues te turoperatereve gjerman vizituan sot qytetin tone. Grupa e pare mberriti rreth ores 14.45h, ndersa grupa e dyte rreth ores 16.15h. Organizimi dhe pritja e ketyre operatereve u be ne qytetin e vjeter prane hotelit “Dvori Balsica”. Gjate vizites se tyre qytetaret paten mundesine te njoftohen dhe te shkembejne kontaktet me perfaqesuesit me te rendesishem te turizmit gjerman.

Kryetari i Komunes z.Cungu ka deklaruar qe qyteti i Ulqinit eshte shume i lidhur me shtetin Gjerman, sepse rreth viteve 70-te dhe 80-te Ulqini ishte nje destinacion i njohur turistik per Gjermanet, femijet tane e njohin dhe e mesojne shume gjuhen gjermane keshtu qe te gjithe jane duke u munduar qe gjermanet si turista te rikthehen perseri ne qytetin tone.

Ulqinaket jane munduar maksimalisht rreth organizimit, ku kane pregaditur disa specijalitete shtepiake, nuk ka munguar as muzika, kurse te gjithe  ambijentin e kane zbukuruar vallet e vajzave me veshje te ndryshme kombetare , ku edhe ne fund shperndane disa dhurata simbolike Gjermaneve qe i kishte pregaditur Organizata Turistike e Ulqinit.

Turoperateret gjerman kane shprehur nje kenaqesi te jashtezakonshme qe paten mundesine ta vizitojne qytetin tone ku u befasuan me organizimin dhe mikpritjen qe ju eshte bere, me bukurite dhe pasurite natyrore te qytetit tone. Poashtu, pershtypje te medha ju kane lene edhe qytetaret tane qe njohin dhe flasin shume mire gjuhen gjermane.

Kete vizite Organizata Turistike e Ulqinit e ka organizuar ne bashkepunim me komunen e Ulqinit dhe Organizaten Nacionale te Malit te Zi, ku edhe jane angazhuar kater udheheqes nga vendi yne.

DRV kongresi ka terhequr nje vemendje te jashtezakonshme, jo vetem ne fushen e turizmit por edhe ne fushen e finansave dhe fushen ekonomike.

 Organizata Turistike e Ulqinit