Klubi i taekwondo-së Ulqini me 3 medalje të arta në Serbia open poomsae ETU “A” class

November 19, 2012   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Serbia open poomsae ETU “A” class & Refeere poomsae seminar

Me dat17-18.11.2012 në Beograd u mbajtë turneu ndërkombëtar në taekwondo për diciplinën e formave i katekoris superiore “A class”.

Në këtë kampiontë morën pjesë 17 shtete të ndryshme me afër 300 garues.

Klubi i taekwondo-së Ulqini u paraqit me 3 garues në këtë turne. Shkëlqejnë garuesit e Ulqinit në Beograd duke fitur të tre vendet e para.

Me medalje të artë u shpërblyen:

  • 1. Medina Kanaqi
    2. Bojan Vladisavljeviq
    3. Ardiana Karamanaga

Garuesit e KT Ulqinit patën një paraqitje të mirë ku në një konkurrecë të fortë arrijnë të fitojnë duke tregu kvalitet dhe vlerat e vullnetit të lartë për fitore. Me këtë dëshmojmë se edhe garuesit tanë kanë potencialë që te jenë në mesin e garuesve kulminantë, ajo çka mesë shumti na ndalon janë mjetet financiare ku dita ditës jemi duke shkuar edhe më poshtë, thuhet në kumtesën e klubit të taekwondo-së Ulqini.

Poashtu gjatë këtij turnamenti u organizua edhe seminari 5 ditorë për refer në diciplinën e formave prej datës 14-18.11.2012 seminari u organizua nga Federata Europiane e Taekwondo-së në bashkëpunim me Federatën e Taekwondo-së së Serbisë, i udhëhequr nga mjeshtri Ky Tu Dang, 8 DAN si dhe drejtor teknik në diciplinën e formave. Në këtë seminar u paraqit kryetrajneri i KT Ulqinit Fikret Dushku i cili me sukses e kaloi testin praktikë dhe atë teorikë dhe në fund shpërblehet me Liçence ndërkombëtar IRS të klasit “C”.

Falenderojmë prindërit për pjesmarrje si dhe gjithë sponsorët që kontribuan për KT Ulqinin si dhe falenderim i veçantë për federatën e taekwondo-së së Malit të Zi i cili ia mundësojë trajnerit të Ulqinit Fikret Dushkut që të marr pjesë në këtët smeinarë shume me rëndësi.