Kongresi i VI Mbarekombetare i Gruas Shqiptare në Ulqin me 21-22 Nëntor 2012

November 20, 2012   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Gruaja Shqiptare per Zhvillim Ekonomik, Paqe dhe Prosperitet!

Rrjeti Global i Gruas Shqiptare, nё vazhdimёsi tё nismёs madhore dhe kombёtare historike te ndermarre per fuqizimin e gruas Shqiptare, po mban Kongresin e Gjashte Mbarekombëtare të Gruas Shqiptare nё Ulqin me 21-22 Nëntor 2012.

Do ishte nder të kishim prezencën tuaj.

Qellimet kryesore te Kongresit jane: Fuqizimi i Gruas Shqiptare dhe fuqizimi i bashkëpunimit mbarëkombëtare dhe nder-rajonal, ketu përfshire dhe Diasporën Shqiptare, për zhvillim ekonomik, integrim, paqe dhe prosperitet.Kjo do jete platforma juaj per te ngritur zerin dhe per tu bere pjese e levizjes historike mbarekombetare te gruas shqiptare.Do të ketë pjesmarrje mjaft të gjërë nga Trevat Shqiptare në Mal të Zi (nga shoqëria civile, Biznese, OJQ dhe Parti Politike Shqiptare), nga Çamëria, Kosova, Lugina e Preshevës, Maqedonia, Shqipëria, si dhe nga Diaspora Shqiptare.

Nje permbledhje e aktiviteteve te Kongresit të Prishtinës janё:
• Me 21 Nëntor 2012, 19.00-22.30
o Ekspozite bisnesesh, krijimtarishё artizanale dhe letrare;
o Takim “Rrjet Biznesi dhe njohje (Biznes/networking event)“
o Seminar nga biznesmenja angleze Sue Tonk: Si te ndertojme biznese dhe rrjete njohje per fuqizim biznesi

• Me 22 Nëntor 2012, nga 10.00 -17.30 – Kongresi me fjalime, prezantime dhe diskutime.

Per tu regjistruar dhe nëse keni nevojë për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni ne e-mail : admin@albwnet.org.

Ju mirepresim !

Me Respekt,
Grupi i Punës së Kongresit të Gjashtë të AWN në Ulqin.
Shefika Gjoni, Kryetare e AWN nё Ulqin;
Can Tahiri, Ambasador i Paqes Globale;
Emine Kica, Event Manager e AWN, Tirane;
Lida Rragami, Presidente dhe Themeluese e ‘Albanian Women Network- AWN’ – www.albwnet.org

Dëshironi të participoni – Kongresi i VI Mbarekombetare i Gruas Shqiptare në Ulqin me 21-22 Nëntor 2012 – Facebook


4