Nora Istrefi pendohet që ka rruar kokën

November 21, 2012   | Reportazh / Reportaža

Kohët e fundit, këngëtarja 26-vjeçare Nora Istrefi, ka filluar të postoj foto në rrjetin social, të moshës së saj më të re. ”Duke shfletuar disa foto të vjetra”, ka shkruar këngëtarja në Tëitter.
Ajo në kohën e sotme, ka krijuar një pamje të re të një vajze ”gangsta” me flokë të rruara dhe trupin me ”piercing”, derisa dikur ishte një femër me bukuri të ”virgjër”.
Ndoshta, këngëtarja nuk është edhe aq e kënaqur me look-un e saj që ka krijuar sot, dhe e ka kapur nostalgjia për kohërat e hershme. Së fundmi ka postuar një foto të saj në moshën 19 vjeçare, ku ajo shihet si një femër seksipile me tërë sharmin dhe bukurinë natyrore që kishte.
”Nora nuk o nisoj”, këndoi ajo dikur, por nuk e dimë nëse ndryshimet ia kanë vlejtur.

LajmiFundit