Për nder të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë nga Flutur Mustafa

November 21, 2012   | Intervista / Intervju

‘Rrefim i nje biri’

Nga Flutur Mostafa

Mirëmbrëma nënë … kerkoj ndjesë që po të shqetësoj kaq vonë , por ti gjithmonë më ke thënë se kur të më shterojnë fuqitë te trokas ne derën tënde e ti do më degjosh . . .

Më di kush jam ? Më njeh ?

Nënë , jam Ulqini yt. Jam Ulqini 2000 vjecar , krenar që jam i biri i Shqipërisë. Në Berlin me larguan nga gjiri yt , sa kisha mesuar te hidhja hapat e parë. Shkela ne dërrasë te kalbur , kisha pas lindë në orë te ligë. Nënë , hapma deren, e di se po më dëgjon. Mund ta ndjej vajin tënd. Jam akoma biri yt , apo jo ?! po ulem këtu ne prag te derës , e atyre që nuk e dinë po ua rrëfej historinë time. Po edhe atyre që e dinë,dua t’ua kujtoj se e kanë harruar. Çdo natë e kam ëndërruar se për ditëlindjen e njëqindtë të nënës sime,do jem në prehrin e saj,cdo mëngjes kam shpresuar se kur do zgjohesha,nëna ime , buzëqeshja e saj do ishte gjëja e parë që do shihja. Tërë këtë jetë e cova duke ngrënë thërrimet që linin të tjerët me ëndje kujtoja qumshtin e gjirit tënd e me iluzione ngopesha , ngopem edhe sot , ai iluzion ma mban frymen gjallë. Jam veshur me gjurmët e këmbëve të huaja që shkelnin mbi shpinën time , mbrëmjeve jam mbuluar me kujtimin e nënës e krenar ne breg të detit qëndrova. Numëroja yjet e cdonjërin me bukurinë tënde e krahasoja. Aq shumë të lëvdoja saqë Hëna filloi të të xhelozonte. Nënë , si biri yt gjithmonë fola Shqip dhe kurrë nuk e mohova Flamurin tënd. U rrita jetim, e fëmijët e mi , kurrë nuk e njohën gjyshen e tyre. I rrita bijtë e mi në frymën e Shqiptarizmit , i pagëzova me emrin Shqipëtar por nuk e di ku gabova. Disa po më injorojnë , disa të tjerë me flasin me tjeter gjuhë , po përkrahin ca pseudo patriotë e fjalët e mia po bijnë në vesh te shurdhët. Më fal per lotet , po mundohem te behem burre ashtu sic ti me ke mesuar , por s’po mundem dot. Më kanë thënë se kur do vdes do më mbështjellin me një leckë te vjeter ,te kuqe me thane , te qendisur me ar , Bunes time blu do ia veshin nje fustan te kalter te zbehte, mbi varrin tim do mbjellin gjemba te bardhe e si gote te fundit do pi nga nje vere e kuqe e prishur. Roje kockave do iu beje nje shpend i bardhe qe tërë jetën ma ka ngënë mishin. Eshtë i bardhë por nuk është pëllumb. E di sepse pëllumbat rriten vetëm ne prehrin tënd. Ja pse nuk dua të vdes. Dua të jetoj , ta shoh fytyrën tënde, të buzeqesh ne prehrin tënd , përsëri si atëherë kur isha fëmijë.

Po cmendem nga malli për vëllezit e motrat e mia , vecanërisht për motren time të madhe , Shkodrën, e cila akoma sot qanë për vëllanë e vogël. Ka ca vite që takohemi por vetëm kaq , një takim disa orësh dhe duhet te kthehem. Ai kufi po me bren cdo ditë e më shumë. Nënë kurrë nuk të kam pyetur pse fuqitë e medha me larguan nga ti. E di qe as ti nuk e di por prap po mundohem ta gjej nje pergjigje sado absurde qofte. Unë jam Ulqini , ujku i detit , trim. Burrerine e kam marre nga Skenderbeu, fuqine nga krahu i Mujit ,Zemerbardhesine nga Ibrahim RUGOVA me kete emer me pagezoi ILIRIA , stergjyshja ime. Momentalisht i pastrehe , jetim . . . bijte e mi po me braktisin dalengadale gjithesecili , pasuria po i verbon e zemren shqiptare po e kaplon erresira. Gjuhen akoma e flas , por nuk e di edhe per sa … Nënë, po mendoja si ndihesh pa mua dhe vellezerit e mi ne kete shekull ? a te mungon Kosova , Shkupi , Tetova , Gostavari , a te mungoj une Ulqini, Tivari , Plava e Gucia , me thuaj nene a te mungon Cameria ? mos qaj nene , mua me ke sa afer aq dhe larg, me mendjen gjithmonë tek ti. Ti me mbush me shpresë e gjuha shqipe me jep jete, energji. ne cdo fjale betohem per emrin tend qe kur ti me dhe jete e me pagezove me kete emer.

– Dua ta jetoj endrren time e ate enderr dua ta bej realitet e ne syte e botes te them jam Shqiptar e krenar. Ne syte e Armiqve te qesh e uleras se vendin tim , token time, Flamurin e gjuhen sma merr njeri, Une linda bir i Shqipes e i tille do vdes. “Rreth Flamurit te perbashkuar me nje deshire dhe nje qellim,te gjithe atje duke u betuar ta lidhim besen per shpetim. Zoti vet e tha me goje ,se kombet shuhen permbi dhe , por Shqiperia do te rroje se per te luftojme ne.

Flutur Mustafa

 

25