Ulqini sot do ta shënojë 100 vjetorin e Pavarësisë

November 24, 2012   | Lajmet / Vijesti

Ne kuader te aktiviteteve te parashikuara me rastin e festimeve te 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise, Keshilli Nacional i Shqiptareve ne Malin e Zi, nder te tjera ka mbeshtetur realizimin e nje shfaqeje artistike, te koreodrames e cila permes motiveve tona muzikore dhe etnografike,do te pasqyroje jeten e Shqiptareve ne Malin e Zi ne keto 100 vite.
Kjo shfaqje artistike, do te vihet ne skene ne Akademine solemne e cila do te organizohet sot me daten 24 nentor ne Ulqin në ora 19:00, ku do te jene te ftuar perfaqesues te larte nga Shqiperia, Kosova,Maqedonia, Mali i Zi si dhe personalitete te tjera te shquara kombetare.

Nen mbeshtjetjen e Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sportit te Kosoves me danen 26 nentor shfaqja dote vihet ne skene ne Teatrin Kombetar te Kosoves ne Prishtine.
Poashtu nen mbeshtetjen e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve te Shqiperise me daten 27 nentor kjo koreodrame do te shfaqet ne Teatrin Kombetar te Shqiperise ne Tirane.
Duke dashur qe keto aktivitet te transmetohen mediatikisht tek te gjithe shqiptaret, ftojme qe media juaj ti perciell keto aktivitete.