100 ullinj për 100 vjetorin e pavarësisë – Shas.2

November 25, 2012   | 

Në qytetin e lashtë të Shasit u be mbjellja e100 ullinjve për 100 vjetorin e pavarësisë. Të pranishem ishin një numër i madh pjesëmarrësish, por edhe figura të rëndësishme të kulturës, arsimit dhe politikës vendase të Ulqinit.
Për begatinë dhe mbarëvajtjen e këtij manifestimi u interesuan anëtarët e Shoqatës “ORA”, Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi në krye me Tahir Tahirin.

Si personalitete politike që asistuan në kët manifestim janë:Nazif Cung,Fatmir Gjeka,Luigj Shkrela,Genci Nimanbegu,Zana Sarvan,Amir Hollaj,Hajredin Kovaçi,Ismet Kallaba,Nail Draga dhe personalitet tjerë nga Ulqini dhe Ana Malit.

Mbasë mjelljes të fildaneve të ullirit,të interesuarit i bene vizite edhe në gërmimet arkeologjike në që janë duke vazhduar në Shas,ku marrin pjesë edhe arkeologu Anton Lulgjuraj nga Ulqini dhe vullnetarja në këtë ekspeditë arkeologja Barbana Draga,si dhe Mladen Zagarçanin arkeologu udhëheqës i kësaj ekspedite në Shas.
Mbasi para disa ditëve,Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu kishte folur se Komuna e Ulqinit, këtë zonë e kanë shpallur zonë të biznesit, e cila qëllim kryesor ka zhvillimin e kapaciteteve përpunuese dhe krijimin e kushteve përcjellëse. Ai poashtu shtoi se manifestime të tilla mundësojnë që të tregojnë pasuritë e tyre, të tregojnë diversitetin dhe potencialin e madh bujqësor që ka komuna e Ulqinit. Ai shtoi se Liqeni i Shasit, Lumi Buna, toka pjellore dhe mallet me klimë të butë mesdhetare janë kushte të përsosura për zhvillimin e bujqësisë në këtë zonë.

Falenderim edhe për zotëri Dini Zenelin i cili e bëri të mundur këto fotografi dhe solli pamje nga kjo ngjarje.

Për ma tepër Fotografi – Ana E Malit Tradita Facebook