Ulqini feston 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipëris + Foto

November 25, 2012   | Ekonomia / Ekonomija

Me nje program te begatëshem artistik, Keshilli Nacional i Shqiptareve ne Mal te Zi festoi ditën e flamurit dhe 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise.

Edhe pse gjate gjithe dites ne Ulqin dhe ne vendet tjera ku jetojne shqiptare ne Mal te Zi, atmosfera ishte e zymte, nje dite si te gjithe te tjerat, pa asnje flamur apo ndonje zbukurim tjeter qe te tregonte se shqiptaret kane festen e Flamurit dhe po festojn 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise.
Manifestimi qe organizoi KNSH thuajse e zbukuroj dhe i dha ngjyrat kuq e zi tere kesaj dite per Shqiptaret ne Mal te Zi. Qe ne oren 17:00 Qendra per kulture ne Ulqin filloi te mbushej me shqiptare nga Ulqini, Ana e Malit, Kraja e Malesia,Kosova,Maqedonia,Shqiperia.

Foto: Ismet Karamanaga

Te pranishmit i pershendeti kryetari i KNSH, z. Tahir Tahiri i cili ne mes te tjerave u shpreh:”Se dita e flamurit dhe 100 vjetori i Pavaresise se Shqiperise eshte nje dite e shenjte dhe madheshtore e kombit shqiptar. Kjo eshte nje prej datave dhe vlerave me te çmueshme te kombit tone, sepse ky flamur i mbajti te bashkuar per shekuj me rradhe te gjithe shqiptaret rreth idealit te tyre per liri e pavarsi. Ky symbol I yni, theksoi me tej kryetari Tahiri,eshte embleme e ardhmerise qe na I hap shtigjet e bashkimit ne familjen e madhe te shteteve demokratike. Te udhehequr nga idealet me te larta te atdhedashurise dhe nga ky flamur patriotet me te mdhej te kombit dhe itelektualet e shquar shqiptare para 100 viteve e bene shqiperine shtet te pavarur e Sovran, theksoi Tahiri. Pavarsia e shqiperise ,theksoi ai, gezoi pa mase mbare popullin shqiptare por edhe i deshperoi pa mase ata, sepse me teper se gjysma e shqiptareve mbeten jashte shtetit shqiptare. Marre ne pergjithesi shqiptaret sot, theksoi Tahiri ne fjalen e tij , megjithese te ndare ne shume shtete jane popull me i perparuar, me i zhvilluar , e me i arsimuar si ne Shqiperi, Kosove, e kudo tjeter ne Ballkan. Mirpo shqiptaret ne Malin e Zi edhe pse ne disa aspekte kane perparime fatkeqsisht jane me pak ne numer se sa ishin para 100 viteve. Ku pothuajse çdo i dyti shqiptar eshte larguar nga vendi ku u lind dhe u rrit. hembull tipik per kete eshte pikerisht Rozhaja ku para 100 viteve ne Rozhaje kishte mbi 85% shqiptare, kurse sot ne kete truall shqiptar jetojne me pak se 5%. Fati i njejte ka ndodh edhe me Plaven , Malesine, Krajen, Anen e Malit e Ulqinin. Kurse Tivari , per shkak te mergimit dhe asimilimit te shqiptareve ketu, si qytet dikur i njohur si shqiptar, sot fatkeqsisht nuk esht i tille. Ne kete feste te madhe kombetare ,tha ne fjalen e tije Z.Tahiri , ne shqiptaret ne Malin e Zi kerkojme me te drejte kushte me te mira per jete dhe te drejta me te medha kombetare, te cilat po na mohohen dita dites e qe na takojne sepse jemi popull autokton ne trojet e veta shekullore. Per kete ,theksoi ne fjalen e tij Z.Tahiri, eshte e nevojshme qe i gjithe faktori politik shqiptare ne Malin e Zit te jete unik e i bashkuar sepse vetem si te bashkuar do te mund te arrijme qellimet dhe kerkesat tona per te miren e femijve tane e te brezave qe vijne pas nesh”.


Keshilli Nacional i Shqiptareve ne Malin e Zi, nder te tjera ka mbeshtetur realizimin e nje shfaqeje artistike, te koreodrames e cila permes motiveve tona muzikore dhe etnografike,do te pasqyroje jeten e Shqiptareve ne Malin e Zi ne keto 100 vite.
Nen mbeshtjetjen e Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sportit te Kosoves me danen 26 nentor shfaqja dote vihet ne skene ne Teatrin Kombetar te Kosoves ne Prishtine.
Poashtu nen mbeshtetjen e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve te Shqiperise me daten 27 nentor kjo koreodrame do te shfaqet ne Teatrin Kombetar te Shqiperise ne Tirane.
Duke dashur qe keto aktivitet te transmetohen mediatikisht tek te gjithe shqiptaret, ftojme qe media juaj ti perciell keto aktivitete.
Pas fjales pershendetese manifestimi vazhdoj me nje program te larmishem artistik.

Lajme nga Ulqini

Shiko me teper Foto Grabanica Gabriel Facebook


 

 

 

2