Urime Dita e Flamurit nga Dritan Abazoviq

November 27, 2012   | Politika

Të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi si dhe bashkatdhetarëve anembanë botës u dërgoj përgëzime të sinqerta me rastin e 28 nëntorit “Ditës së Flamurit ” dhe festës së 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Ky përvjetor është mundësi e mirë ta kujtojmë historinë e lavdishme, të gjitha momentet e bukura dhe të vështira që karakterizuan shekullin që kaloj dhe nga to të nxjerrim mësim. Është me rëndësi të madhe që pikërisht në themelet e historisë së lavdishme dhe atmosferës festive që është e pranishme këto ditë të përhapen vibrimet pozitive nëpër shoqërinë tonë, në aspektin e shprehjes së solidaritetit dhe homogjenizimit më të madh në popull, për sfidat që na presin në të ardhmen. Me shpresë që do të kuptojmë rëndësinë e luftës demokratike për të drejtat që na takojnë dhe që do të jemi këmbëngulës ti fitojmë me mjete demokratike, ashtu siç i ka hije qytetarëve të Evropës, edhe njëherë urime 100 vitet e para të pavarësisë.

Mr. Dritan Abazoviq
.

6