U nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit të Komunës së Ulqinit dhe Zyres së USAID-it

November 28, 2012   | Opinione

Ulqin, 28.11.2012

Kumtesë për opinion, lidhur me nënshkrimin e Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Ulqinit, Zyres së USAID-it në Mal të Zi dhe Programit të administrimit efikas në Mal të Zi

Sot, në hapësirat e Komunës së Ulqinit u nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Ulqinit, Zyres së USAID-it (Agjensisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar në Mal të Zi) dhe Programit për administrim efikas në Mal të Zi, me çrast shënohet fillimi i bashkëpunimit. Memorandumin e mirëkuptimit e nënshkruan, Z. Jakup Murati, Kryeadministrator i administratës lokale në Ulqin, Z. Timothou Donnay, shef i zyres së USAID-it në Mal të Zi dhe Z. Marc Lassman, shef i përfaqësisë East West Management Institute i cili me mjete të USAD-it implementon Programin në Mal të Zi.

 

Memorandmi i mirëkuptimit u nënshkrua lidhur me realizimin e projektit të themelimit të Biyrosë qytetare dhe administratës elektronike në Komunën e Ulqinit, që ka për qëllim thjeshtësimin e rregullave dhe procedurave administrative për zhvillimin e biznesit në sekretariate dhe organe tjera në kuadër të administratës lokale si dhe promovimin e  administrimit më efikas dhe më transparent për sektorin e biznesit. Plani i themelimit të Byrosë qytetare dhe implementimi i administratës elektronike në Komunën e Ulqinit ka në fokus avansimin e kapaciteteve administrative duke përfshirë rregullimin e hapsirës së administratës në pajtueshmëri me mënyrën e re të punës dhe zhvillimin e IT teknologjisë në funksion të kësaj. Në shtojcën e Memorandumit të nënshkruar është Plani i implementimit me të cilin parashihet që të gjitha aktivitetet të përfundojnë deri në mars të vitit 2013.

 

Programin e administrimit efikas në Mal të Zi (Good Governance Activity in Montenegro), me mjetet e USAID-it e implementon East West Management Institute që nga tetori i vitit 2010.Qëllimi kryesor i Programit është krijimi i institucioneve të administrative më transparente, më të hapura dhe më funksionale por edhe forcimin e rolit të shoqërisë dhe sektorit privat si partner të këtyre institucioneve në Mal të Zi. Theks i veçantë në kontekstin e implementimit të projektit i është vënë edhe forcimit të kapaciteteve të administratës lokale dhe orjentimit të tyre nga nevojat e klientit.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE