Vujanoviq: Mali i Zi nuk donë të asimilojë asnjë popull

November 28, 2012   | Opinione

Të gjitha kombet që jetojnë në Mal të Zi duhet t’i ruajnë veçoritë e veta por edhe të pranojnë se ai është shtet qytetar, që nuk dëshiron të asimilojë asnjë popull, ka thënë presidenti i vendit Filip Vujanoviq. Dallimet duhet t’i tejkalojmë, kurse ndarjet duhet të bëhen e kaluar e Malit të Zi.

Presidenti i shtetit duhet të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve, të kuptojë realitetin dhe të ndihmojë që tejkalimi i dallimeve të ndodhë edhe në realitet, ka thënë Vujanoviq në intervistën dhënë gazetës “Veçernje Novosti”. Ai ka theksuar se Mali i Zi është shtet qytetar, që i takon të gjithë qytetarëve, dhe të gjithë duhet të jemi të përkushtuar afirmimit të këtillë të tij. Mali i Zi nuk dëshiron që në emër të asnjë bashkësie nacionale të veçantë, të asimilojë askënd. Të gjitha kombet: serbët, boshnjakët, myslimanët, shqiptarët, si dhe kroatët duhet t’i ruajnë veçoritë e veta, por edhe ta pranojnë Malin e Zi si shtet qytetarë, i cili duhet të ekzistojë, ka thënë Vujanoviq. Ai konsideron se këtu qëndron kompromisi për tejkalimin e dallimeve.

TVCG

2