Cakuli takon ekspertin për agronomi nga TIKA-a

November 30, 2012   | Ngjarjet - Events

Takimi me me ekspertin për agronomi nga TIKA-a

Nënkryetari i Komunës së Ulqinit, Xhaudet Cakuli dhe bashkëpunëtorët e tij kanë mbajtur një takim me ekspertin për agronomi nga agjencia Turke për bashkëpunim ndërkombëtar TIKA, Siebl Gunei dhe përfaqësuesen e UNDP – së për ekonomi dhe mbrojtje të mjedisit jetësor, Sanja Megjedoviq, e cila njëherazi punon edhe në zhvillimin e klasterit në prodhues të vajit të ullirit në Komunën e Ulqinit.

Objektiv i takimit ka qenë hartimi i planit të përkrahjes së zhvillimit të bujqësisë UNDP dhe TIKA për vitin e ardhshëm si dhe konkretizimi i aktiviteteve të investimeve lidhur me ullishtarinë në Ulqin.
Në bazë të raportit të ekspertëve turq të cilët e kanë vizituar Ulqinin në shtator dhe në bazë të kërkesës së ullishtarëve nga Ulqini dhe Tivari, nga UNDP, TIKËS i është dërguar kërkesa për mbështetje në pajisje për ullishtari në vlerë prej 300,000.00 Euro, prej të cilëve 150,000.00 Euro janë lejuar.
Sa i përket planit për vitin e ardhshëm të pranishmit e kanë njoftuar z. Gunei e kanë njoftuar me nevojat dhe mundësitë e bujqësisë në Komunën e Ulqinit dhe si do të mund të ndihmonte TIKA në krejt këtë.
Ata kanë potencuar nevojën për fabrika për përpunimin e domateve dhe prodhimet nga domatet, fiqve të thatë dhe prodhimeve të tjera karakteristike për këtë territor dhe njëkohësisht rendimin e prodhimeve të tilla. Sekretari për ekonomi Valdet Axhemoviq ka theksuar se e një rëndësie të veçantë do të ishte fabrika e cila do të merrej me grumbullimin, përpunimin, shitjen dhe ruajtjen e prodhimeve gjë që do të ndikonte në edukimin e bujqve.
z. Gani Rexha ka paraqitur të dhënat për kapacitetet dhe mundësitë momentale të prodhimit në Ulqin. Gjithashtu nga ana e Nënkryetarit të komunës është theksuar edhe nevoja e ekzistimit të një laboratori për testimin e cilësisë së prodhimeve vendase, posaçërisht për prodhuesit e vajit të ullirit.
Është në plan edhe takimi me bujqit nga Ulqini ku në kontakt të drejtpërdrejtë do të diskutohej për nevojat e tyre.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE