Nazif Cungu, mesazhe urimi për lirimin e Haradinajt

November 30, 2012   | Politika

Ulqin me 30.11.2012

Nr.121 /02

 

I nderuari z.Haradinaj,

Me shumë kënaqësi e pritëm lajmin e Tribunalit të Hagës për lirimin  Tuaj dhe të dy bashkëluftëtarëve dhe pjesëtarëve UÇK-së, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj. Me lirimin tuaj konfirmohet  nderëshmëria e luftës së shejtë të UÇK-së dhe vlerat e përkushtimit dhe kontributit tuaj për çlirimin e Kosovës.

Lirimi Juaj në ditët e festimit te ditës së flamurit dhe 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë ishte motiv i fuqishëm për vazhdim i festës më të madhe të të gjthë shqiptarëve këto 100 vitet e fundit.

Në emër të Forcës së Re Demokratike dhe ne emrin tim personal, Juve dhe familjeve tuaja ju uroj përzemërsisht lirimin përfundimtar.

Ju uroj vazhdim të suksesshëm të veprimtarisë Tuaj të mëtutejshme e cila shpresojmë se do të kontribuojë që Kosova më fuqishëm të ecë drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

 

Me rrespekt.

Kryetari,

Nazif Cungu

14