Nazif Cungu priti dy protagonistët e maratonës Ulqin-Shkodër + Foto – Video

November 30, 2012   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Kryetari Cungu priti dy protagonistët e maratonës Ulqin-Shkodër

Kryetari i Komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu prit sot në zyren e tij Esat Aloshin dhe Mustafë Berkanin të cilët për nderë të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, bënë vrapin maratonën prej 45km Ulqin – Shkodër. Kryetari Cungu duke falenderuar këto dy protagonist u shpreh se ky akt ‘mbinjerëzor’ shprehu më së miri lidhjen e qytetit tonë -Ulqinit me Shkodren.

Aloshi dhe Berkani falenderuan kryetarin Cungu për pritjen e rezervuar dhe shprehen idenë që kjo maratonë nga Ulqini për në Shkoder të bëhet traditë në çdo 28 nëntor.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE

Koment nga Gazmend Shaptafi Facebook

Esad Aloshi, Mustafe Bërkani e Irfan Domnori 45 km ne vrap nga Ulqini-Shkoder

Ne panoramen e pergjithshme te Shqiperise, qe me 28 nentor feston 100-vjetorin e pavaresise, atdhetari dhe patrioti nga ulqini Esat Aloshi , I cili jeton e punon ne State Island ne New York , do te zhvilloje nje maratone prej 45 km nga Ulqini ne Shkoder. Nisja do te startoje me 28 nentor ne oren 9:00, para zyres se Keshillit Nacional te Shqiptareve në Malin e Zi, qe eshte ne mbeshtetje te kesaj ngjarjeje interesante . Kjo maratone do te jete ne vemendjen e shume mediave lokale , kombetare dhe te huaja te cilat do te percjellin me shume interes kete ngjarje jo te zakonshme. 100 vite pavarsi e liri nuk jane pak per ata qe e duan atdheun e qe kremtojne e festojne per nje emer te madh qe na identifikon e na ben te ndjehemi krenar e te luftojme per ta ngritur lart e me lart, te nje emri qe pertej te gjithave, na bashkon. I urojme Z. Esat Aloshi nje maratone sa me te lehte e te suksesshme dhe urojme qe ky akt i tij patriotik te sherbeje si reflektim per te gjithe shqiptaret qe jetojne e punojne jashte vendit. Shqiperia eshte kasollja jone me e ngrohte……! Le t’i thene botes qe jemi te bashkuar e jo te percare, qe e duam token tone te bekuar, simbolet e traditat tona kombetare, gjuhen tone qe rrjedh si mjalte, gjuhen qe nena na kendon e me te cilen shprehet dashuria me bukur, flamurin kuq e zi te cilin do e valvisim kudo qe qe te jemi! Te duam Shqiperi ndaj mbaje koken lart , ne bijte e tu jemi krenar qe te perkasim.

Për të shikuar me teper Foto: Simon Shkreli Facebook


2