Nënshkrimi Memorandumit ndërmjet Gjykatës themelore në Ulqin – Zyres së USAID-it

November 30, 2012   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Gjykata  themelore   në Ulqin

DEKLARATË  PËR MEDIE

Kumtesë për opinion, lidhur me nënshkrimin e Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Gjykatës themelore në Ulqin, Zyres së USAID-it në Mal të Zi dhe Programit të administrimit efikas në Mal të Zi.

Sot, në Ulqin u nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Gjykatës themelore, Zyres së USAID-it (Agjensisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar në Mal të Zi) dhe Programit për administrim efikas në Mal të Zi, me cilin edhe zyrtarisht fillon zbatimi i planit për përmirësimin e efikasitetit në punë në Gjykatën themelore  në Ulqin. Memorandumin e mirëkuptimit e nënshkruan, kryetarja gjykatës znj. Lirije Buzuku, Z. Timothou Donnay, shef i zyres së USAID-it në Mal të Zi dhe Z. Marc Lassman, shef i përfaqësisë East West Management Institute i cili me mjete të USAD-it implementon Programin në Mal të Zi.

Memorandumi i mirëkuptimit u nënshkrua lidhur me realizimin e Akcionplanit për përmirësimin e efikasitetit në punë në Gjykatën themelore. Plani i përmirësimit dhe efikasitetit në punë definon aktitvitet themelore te cilat nëpërmjet “Programit për administrim më efikas” do realizohet në gjykatë në gjysmëvjetorin e ardhshëm. Aktivitetet e parashikuara në këtë Plan nënkuptojnë, pikësëpari promovimin e admistrimit të punës së mbrendshme të Gjykatës (çka nënkupton çlirimin e gjyqtareve nga puna administrative në lëndë), përmirësimin e transparences të punës dhe përmirësimin e komunikimit me qytetarë, si dhe përmirësimin e komunikimit të brendshëm në kuadër te administratës së Gjykatës.

“Programi për administrim më efikas në Mal të Zi” (Good Governance Activity in Montenegro), të cilin me ndihmën financiare nga USAID e implementon East West Managment Institute dhe me këtë implementim ka filluar në tetor të vitit 2010. Qëllimi kryesor i Programit është krijimi i institucioneve administrative të hapura, transparente dhe funkcionale si dhe  forcimin e rolit të sektorit civil dhe atij privat,  si partnerë të këtyre institucione në Mal të Zi. Në implementimin e projektit, akcent i veçantë është vendosur në forcimin e sistemit gjyqësorë dhe forcimin e besimit te opinionit në punën e Gjykatave.

November 28. 11. 2012  Ulqin,