Nishani dekoron Malësinë e Madhe,merrnin pjesë deputetet shqiptarë të Kuvendit të Malit të Zi – Video

December 1, 2012   | Shtypi / Mediji

Në prag të 100 vjetorit te shpalljes së Pavarësisë së vendit, në një aktivitet artistik përkujtimor të zhvilluar në teatrin “Migjeni” të Shkodrës, Presidenti i Republikes Bujar Nishani nderoi Malësinë e Madhe me titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Në aktivitetin “Ku e muer emrin Malësia e Madhe” merrnin pjesë artistë të zonës së Malësisë në dy anët e kufirit .

Presidenti Nishani beri një përmbledhje të kontributit të madh  të krahinës së Malësisë së Madhe jo vetëm në pavarësinë e vendit, por dhe në mbrojtjen me gjakun dhe jetën e tyre të trojeve shqiptare. Kreu i shtetit përmendi ngritjen e flamurit te Gjergj Kastriotit në Deçiç me 1911,betejat e Dedë Gjo Lulit , luftën e 1920-ës  kundër pushtuesit malazez, ku në njëherësh  me Vlorën luftohej në dy fronte për shpëtimin e trojeve nga copëtimi.

Gjithashtu u kujtua dhe kryengritja antikomuniste e 1945 udhëhequr nga Prekë Cali e trima të tjerë, kryengritje që u shtyp me gjak nga komunistët.

Për këto kontribute historike ,në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, me motivacion “Për meritat dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Malësisë se Madhe dhe popullit të saj liridashës”, ju akordua titulli i lartë” Nderi i Kombit”. Gjithashtu në fjalën e tij  Nishani theksoi se ky shembull i paraardhësve tanë, duhet të ndiqet dhe nga shqiptarët sot veçanërisht politika që duhet të bashkëpunojë në të mirë të kombit dhe progresit të vendit.

Në aktivitetin përkujtimor merrnin pjesë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, por dhe deputetet shqiptarë të Kuvendit të Malit të Zi,Luigj Shkrela,Fatmir Gjeka,Vasel Sinishtaj si dhe princi Leka.

SHEKULLI


1.

2.

2