Koreodrama “KALENDARI” nga Ulqini në You Tube + Foto

December 2, 2012   | Intervista / Intervju, Kulturë / Kultura

Por kështu nuk nis koreodrama “Kalendari” e trupës nga Ulqini duke çfaqur për festat e nëntorit në Ulqin,Prishtin dhe Tiran. Pjesa e parë e saj është e hareshme, e flet për një periudhë kur për shqiptarët nuk ka pasur kufij.
Pjesëtarët e ansamblit “Zana” dhe ata të shkollës së vallëzimit modern “Porta di Danza” kanë veshur veshje kombëtare nga të gjitha viset shqiptare. E lëvizjet e tyre i kanë përcjellë tinguj të folklorit shqiptar. Në prapavijë qëndron Kalaja e Ulqinit në njërën anë, e një shqiponjë gjigante si e flamurit në anën tjetër, vepër e skenografit Agron Ujkashi. Pjesa e parë sjell harmoni midis shqiptarëve. Tingujt e muzikës përcjellin trishtim, teksa shqiponja ndahet përgjysmë për të mos u rikthyer deri në epilogun e saj. Ajo kthehet në pjesën e tretë, që rikthen heqjen e kufirit mes Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë. Në mes të saj është numri 100, për të treguar se kjo është dhurata që Ulqini i ka bërë jubileut të madh të shtetësisë së Shqipërisë. E gjithë ngjarja rrëfehet përmes historisë së një familjeje. Nënë e bijë mbesin në Shkodër, e babë e bir në Ulqin.

Me regji te Munib Abazit,tekst te Valbona Hoxhes,koreografi te Musa Hoxhes,muzikë te Ardian Hasanages,skenografi te Agron Ujkashit si dhe udheqës artistik Basri Milla.Koreodrama perfshinte tri pjesë, nje zinxhir vallesh trAdicionale dhe bashkohore, duke vënë ne qendër te vemendjes nje pjese tragjike te një familjes së ndarë në dy shtete, nga vija kufitare me Shqipërine.Interpretuan Atif Hasanaga, Flutur Mustafa, Jenuz Abazi, Anida Kollari, Shkolla e vallzimit Porta Di danza dhe SHKA”Zana”.

Nëper mes kësaj video inçizimi ju dëshirojm shikim të këndëshem.