Qeveria e Malit te Zi pa asnjë ministër shqiptarë

December 3, 2012   | Ngjarjet - Events

Nesër mbledhja e paralajmëruar e parlamentit

Mbledhja e Kuvendit të Malit të Zi në të cilën duhet të debatohet mbi formimin e qeverisë së re, është shtyrë për nesër me kërkesë të opozitës. Siç njofton kryetari i Kuvendit Ranko Krivokapiq mbledhja është shtyrë me kërkesë të opozitës për shkak të situatës në Nikshiq.

Ai tha se nuk ka pasur kurrfarë arsyeje për shtyrjen e mbledhjes, por këtë kërkesë të opozitës e ka plotësuar për shkak të vullnetit të mirë. Në mbledhjen e nesërme të kuvendit mandatari Gjukanoviq para deputetëve do të prezantojë programin dhe do të propozojë ministrat.

Mbrëmë në Këshillin qendror të Partisë Demokratike të Socialisteve, mandatori Gjukanoviq fitoi përkrahje për emrat e ministrave.Në përbërjen e qeverisë së re, nuk do të ketë asnjë ministër nga partitë shqiptare edhe pse janë pjesë e koalicionit qeverisës. Për herë të parë ministri në Ministrinë e pakicave nuk do të jetë shqiptar.Siç njoftohet, partitë shqiptare që participojnë në qeveri, në resore ministrore, do të kenë vetëm këshilltarë dhe sekretarë.

TVCG

 

1