Afërdita Dreshaj: Koha para dhe pas babait tim

December 4, 2012   | Lajmet / Vijesti

Kujtimet më të bukura i përkasin kohës kur babai i saj ishte akoma në këtë jetë. Ato më të hidhurat, pasi ai nuk jetonte më. Ndaj tani gjithçka duket se e ndan me të ëmën, që është dhe i vetmi ditar i gjithë sekreteve të saj. Disa prej të cilave, Afërdita Dreshaj i rrëfen në këtë pyetësor… ku edhe Shpati ka sigurisht vendin e tij.

Cili është mëngjesi yt rutinë?
Zgjohem dhe gjëja e parë që bëj marr telefonin, shoh mesazhet dhe thirrjet e humbura, shoh e-mailin, iu përgjigjem gjërave urgjente …pastaj më pret kafja që më bën mami.  

Cili do të ishte mëngjesi yt ideal?
Omëletë vegjetariane, ose corn flakes.
Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit?

Starbucks.
Me kë dëshiron të jesh në këtë gjerbje kafeje mëngjesi?

Me mamin, motrën, vëllain dhe Shpatin.
A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke? 

E dashuroj…
A u devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore që ke?

Ndonjëherë.
Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur në kësi rastesh?

Isha shumë e ngarkuar, por nuk është gënjeshtër.
A je dembele? Nëse po, kur të ka kushtuar më shumë ky dembelizëm?

Asnjëherë. Kurrë vetëm dembele nuk kam qenë. 
Ku të zë dreka zakonisht?

Mundohem të jem në shtëpi, por të shumtën e rasteve duhet të ha në restorante.
Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tënde?

Sushi, italian apo “Sofra e ariut”. 
Fton apo të ftojnë më shpesh për dreka?

Më ftojnë.  
A je kursimtare?

Jooo!!! 
A ke në rit gjumin, apo pushimin e drekës?

Nuk bëj kurrë gjumë ditën. Mami më ka thënë që edhe kur kam qenë e vogël ka pasur këtë problem me mua. J
Kur ke qenë e vogël, a ta kanë diktuar prindërit pushimin e detyruar të drekës? Bëje rrenga për t’i shpëtuar?

Kam pasur babin profesor të Gjuhës Shqipe dhe ai çdo herë ka qenë pranë meje për detyrat e për çdo gjë, edhe për regjimin ditor. Pa diskutim më është dashur t’i kem të gjitha 10-ta në shkollë. 

Çfarë ke ruajtur që nga fëmijëria?
Ngrohtësinë familjare që kemi pasur dhe e kemi akoma…darkën që hamë së bashku, festat që patjetër duhet të na zënë bashkë, pavarësisht sa larg jemi, si dhe mëngjesi i Krishtlindjes, duke hapur dhuratat që kemi blerë për njëri- tjetrin.
Cila është koha që mbart për ty kujtimet më të bukura?

Definitivisht koha kur babi im ishte akoma në këtë jetë.
Po kujtimet e hidhura?

Kur ai u largua nga jeta.
Ç’ndodh me sekretet e tua? I rrëfen diku, i shkruan diku, i mban vetëm për vete…? Ke mbajtur ditar?

Mami është ditari i sekreteve, vetëm mami!
Në mëngjes e gjen gjithmonë menjëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave?

Zakonisht po.
Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde?

PINK. 
A ekziston një aromë të cilën ti e preferon për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makine?

Parfumi që dashuroj për momentin është ‘Alien’. Ndërsa kur hyj në shtëpi, kam shumë qejf kur ndjej erën e pites që gatuan mami.

Çfarë CD ke në makinë?
Momentalisht RITA ORA mbizotëron në makinën time.
Çfarë muzike ke zile telefoni?

Iphone -normale
A ke miq të vjetër? Nëse po, a takoheni shpesh me ta?

Po, kam shumë dhe çdo herë që jam në Michigan kaloj kohën e lirë me ta.

A je e hapur për miqësi të reja, apo duhet kohë e prova për t’u bërë mik i yti?
Duhet kohë për t’u hapur, ndoshta dhe një jetë. 
Ku rri zakonisht me miqtë? 

Diku filluar nga shtëpia, në kafe, restorante…kinema etj
Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi? Pra kur mbaron zakonisht dita jote?

Varet nga puna. Nëse kam koncert dita ime mbaron shumë vonë, nëse kamfotosesion mbaron në darkë, rreth orës 6 apo 7 maksimumi. Ndërsa nëse kamcasting mbaron më herët.
Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde?

Në darkë me mamin, vëllain dhe motrën, pastaj një çaj dhe një film i bukur.

Po idealja, cila do të ishte?
E njëjta.
Kur shkon për të fjetur?

Ndodh që shkoj në 10:30, por ndodh që shkoj dhe në 4 të mëngjesit.
Cila është uniforma jote e gjumit? 

Victorias secret! Asgjë më shumë. 
Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël”?

Këto muajt e fundit ka qenë motra, sepse ndajmë një krevat së bashku. Jemi të pandara.

 

Muzika

Momentalisht vetëm Rita Ora mbizotëron në makinën e saj, asnjë lloj muzike tjetër.

Në gjumë

Victorias secret, dhe asgjë më shumë nuk vlen për shtratin e saj.

Aromat

Parfumi që dashuron për momentin është “Alien”. Ndërsa kur hyn në shtëpi ka shumë qejf kur ndjen erën e pites që i gatuan mami.

Gazeta MAPO