Karate Ulqini të fuqishëm si çdo herë

December 4, 2012   | Shoqëria / Društvo

Turneu i 13-te Mbarekombetare i karatesë me rastin e Dites se Pavarsise se Shqiperise

Përfaqësuesja e Karateistëve Shqiptarë nga Mali i Zi, të dielën, më 02 dhjetor 2012, në Tiranë mori pjesë në Kampionatin XIII Mbarëkombëtar të Karatesë për Seniorë, që u organizua nga Federata shqiptare e Karatesë e nën patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për nderë të ditës së flamurit tonë kombëtar dhe në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar. Përfaqësuesja jonë në këtë turne mori pjesë me 11 garues. Garuesit e Përfaqësueses së Karateistëve Shqiptarë nga Mali i Zi arritën të fitojnë 12 medalje në disiplinat ekipore dhe individuale: 4 medalje të arta, 3 të argjendta dhe 5 të bronzta. Kampionë mbarëkombëtar në disiplinën luftëra individuale u shpallën Dardan Ceka -60kg dhe Nikoll Hoti -75kg, kurse kampionë në disiplinën kata ekipore u shpallën ekipi i vajzave dhe ekipi i djemve. Për ekipin e vajzave punuan Antigona Rama, Venesa Nuhi dhe Seida Suma, ndërsa për ekipin e djemëve punuan Dardan Ceka, Edin Kraja dhe Lulzim Suma. Nënkampione i Kampionatit Mbarëkombëtar u shpall Xheneta Vuçiq në luftëra individuale -68kg. Po ashtu nënkampionë u shpallën dhe dy ekipet në luftëra, vajzat dhe djemtë. Ekipi i vajzave ishte i përbërë nga Seida Suma, Azra Lihari, Hantije Ibroçi dhe Xheneta Vuçiq, kurse ekipi i djemve nga Dardan Ceka, Nikoll Hoti dhe Allmir Hajdari. Me medalje të bronztë u kurorëzua Lulzim Suma (kata individuale), kurse në luftëra individuale me medaljen e bronztë u kurorëzua Seida Suma -68kg, Hantije Ibroçi +68kg, Azra Lihari +68kg dhe Allmir Hajdari +84kg. -Ky ishte edhe një sukses i madh i Përfaqësueses së Karateistëve Shqiptarë nga Mali i Zi, pasi që në këtë garë morën pjesë garues elitarë nga mbarë trojet shqiptare të gjeneratës së seniorëve dhe ne u treguam të fuqishëm si çdo herë. Udhëheqësit e Përfaqësueses falënderojnë Federatën Shqiptare të Karatesë për organizimin e Kampionatit Mbarëkomëtar në një nivel shumë të lartë. Organizatori ndau edhe plaketa me logo të 100-vjetorit të Pavarësisë për kontributin e dhënë në zhvillimin e sportit të karatesë në mbarë trojet Shqiptare. Me këtë plaket u nderuan edhe Skender Tahiri dhe Ruzhdi Rama. Me mirënjohje u dekorua edhe trajneri Jasmin Hot dhe gjyqtari Naim Duraku.

Shërbimi informativ i Përfaqësueses së Karateistëve Shqiptarë nga Mali i Zi


1