Rrezart Cungu fiton vendin e tret në Gotenburg të Suedisë

December 6, 2012   | Sporti / Sport

Javën e kaluar u organizua turneu i tenisit në Gotenburg të Suedis. Turneu ishte i nivelit europian dhe i kategoris të lart. Mbi 200 fëmijë u paraqitën të marrin pjesë në këtë turnej, por numri ishte i limituar vetëm për 32 garus. Mborrën pjesë vetëm më të mirët. Njëri nga ato ishte edhe tenisti nga Ulqini, Rrezart Cungu.

Për Rrezartin ishte një sfidë e madhe sepse shtresa e fushave ishte më ndryshe se fushat që Rrezarti ka luajtur deri sot.

Rrezarti shprehet: “Fusha e tenisit ishte shumë më ndryshe. Prandaj edhe ndikoj në lojën time, duke mos më lejuar të jem i përpikt dhe të jap maksimumin. Më duhet kohë që të adaptohem në këto fusha”.

Në singel Rrezarti në xhiron e parë u takua me Jakob Arvidsson nga Suedia. Rrezarti fitoi me rezultatin 6:1 6:0.

Në xhiron e dytë humbi nga Muslim Zaverbekov 5:7 5:7.

Rrezarti sëbashku me partnerin e ti Nikolas Shell nga Gjermania ishin më të suksesshem në dubel.

Në xhiron e par fituan Linus Bergeri dhe Almir Nokiq nga Suedia. (6:1 6:0).

Në çerek-finale u takuan me August Holmgren dhe Muslim Zaverbekov nga Danimarka. Triumfuan me rezultatin 6:3 6:4.

Joel Akerlund dhe Gilberd Jaeger ishin kundërshtarët ne gjysëm-finale. Rrezarti dhe Nikolasi humbën me rezultatin 1:6 2:6.

Vendi i tret në dubel i takoj Rrezartit dhe Nikolasit.

Me këtë turnej, Rrezarti e mbylli këtë sezon shumë të suksesshme.
Prej sot Rrezarti vazhdon përgaditjet me trajnerin e ti për sezonin e ardhshëm në vitin 2013.