Zenka – Nimanbegu dhe Abazoviqi përkrahin iniciativën e Brishës për nënshtetësi

December 6, 2012   | Politika

Përfaqësuesit e Partive Shqiptare në Mal të Zi me të cilat ka kontaktuar Portali Analitika, konsiderojnë se Iniciativa e kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, që të gjithë shqiptarëve në rajon t’u mundësohet të kenë shtetësinë e këtij vendi, është pozitive.

Berisha ka deklaruar se do të kërkojë miratimin e ligjit, sipas të cilit të gjithë shqiptarët pa marrë parasysh në cilën pjesë të botës gjenden,do të kenë mundësi të kenë shtetësinë e vendit amë. Nënkryetari i Forcës Genci Nimanbegu dhe kryetari i UDSH-së Mehmet Zenka, kanë thënë se shqiptarët në Mal të Zi do të duhej të kenë shtetësinë e Shqipërisë, por të mos u merret ajo malazeze. Nimanbegu ka thënë se me kënaqësi do ta merrte shtetësinë e Shqipërisë dhe konsideron se iniciativa e kryeministrit të Shqipërisë është pozitive.

Edhe kryetari i UDSH-së Mehmet Zenka pajtohet me mendimin e Nimanbegut se iniciativa e Berishës është pozitive. Zenka ka thënë se ky është ndër vendimet më të rëndësishme që është miratuar gjatë 20 vjetëve të fundit për shqiptarët në rajon, dhe se shqiptarëve në Mal të Zi duhet t’u mundësohet dyshtetësia. Zenka ka theksuar se edhe të gjithë malazezet që jetojnë jashtë Malit të Zi do të duhej të kenë dy shtetësi.

TVCG

Përfaqësuesit e partive shqiptare përkrahin iniciativën e Brishës për nënshtetësi

Përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi, nënkryetari i Forcës Genci Nimanbegu dhe kryetari i UDSH-së Mehmet Zenkakonsiderojnë se iniciativa e kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, që të gjithë shqiptarëve në rajon dhe kudo në botë të u mundësohet fitimi i nënshtetësisë shqiptare, është një iniciativë pozitive, njofton portali Analitika.

Genci Nimanbegu (Forca) dhe Mehmet Zenka (UDSH), deklaruan se shqiptarët në Mal të Zi do të duhej të kenë shtetësinë e Shqipërisë, por të mos u merret ajo malazeze.

Nimanbegu tha se me kënaqësi do ta merrte shtetësinë e Shqipërisë dhe konsideron se iniciativa e kryeministrit të Shqipërisë është pozitive.

Zenka pajtohet me mendimin e Nimanbegut se iniciativa e Berishës është pozitive. Ai tha se ky është ndër vendimet më të rëndësishme që është miratuar gjatë 20 vjetëve të fundit për shqiptarët në rajon, dhe se shqiptarëve në Mal të Zi duhet t’u mundësohet dyshtetësia.

Edhe deputeti i partisë qytetare, Mali i Zi Pozitiv Dritan Abazoviq për gazetën Dan deklaroi se do të përkrahte iniciativën duke thënë se njeriu duhet të ketë mundësi të zgjedhin më shumë se një nënshtetësi. Ai megjithatë shtoi se iniciativa e Kryeministrit të Shqipërisë sipas gjitha gjasave është vetëm një marketing politik për zgjedhjet e ardhshme.

Gazeta Dan shkruan se nga deputeti i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka nuk fituan përgjigje pasi ai nuk përgjigjej në thirrjet telefonike.

Mëndim të kundërt kishte deputeti i DPS-it Luigj Shkrela i cili sqaroi se nuk do të pranonte asnjë nënshtetësi tjetër përpos asaj malazeze.

Berisha ka deklaruar se do të kërkojë miratimin e ligjit, sipas të cilit të gjithë shqiptarët pa marrë parasysh në cilën pjesë të botës gjenden, do të kenë mundësi të fitojnë shtetësinë e vendit amë.
Mbas kësaj deklarate ishin zyrtarë dhe medie greke e maqedonase të cilët shprehën shqetësimin se kjo është një nismë për bashkimin kombëtarë të cilën e theksoi Berisha gjatë festave të 100 vjetorit të Pavarësisë.

Ligji aktual në Mal të Zi ndalon dyshtetësinë, në rast të marrjes së shtetësie të ndonjë shteti tjetër, do të nënkuptonte humbjen e nënshtetësisë malazeze.

Malesia.Org

5