Nazif Cungu takon Birol Çetin koordinatorin e TIKA

December 7, 2012   | Ekonomia / Ekonomija

Kryetari Cungu është takuar me koordinatorin e TIKA

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij janë takuar sot me koordinatorin e Agjencisë Turke për bashkëpunim ndërkombëtar TIKA, Birol Çetin. Objektiv i takimit ka qenë hartimi i planit të mbështetjes së projekteve në Ulqin për vitin e ardhshëm si dhe konkretizimi i aktiviteteve për projektet në vazhdim. Kryetari Cungu e ka falënderuar z. Birtolu për përkrahjen e TIKA – s në realizimin e projekteve të caktuara në Ulqin si dhe ka shtruar projekte të rinj për realizimin e të cilëve nevojitet përkrahja e agjencisë.

Përfaqësuesit e Komunës e kanë njoftuar z. Çetin me aktivitetet e përgatitjeve për projekte të caktuara për të cilët me këtë agjenci është biseduar më herët, prej të cilëve kanë veçuar: projektin e rikonstruksionit të arteries kryesore rrugës në Kala, ndërtimin e rezervarit të ujit në Brajshë, hartimi i projektit dhe realizimi i restaurimit të krojeve në Ulqin. Prej projekteve të rinj të mundshëm kanë përmendur nevojën për: laboratori për hulumtimin e vajit të ullirit në Ulqin, frigoriferin për shoqatën bujqësore Agrumet, serat për prodhimtarinë bujqësore etj. Z. Çetin e ka konfirmuar përkrahjen për Komunën e Ulqinit në realizimin e projekteve të ardhshme dhe se TIKA do të shqyrtojë mundësit në 2013 për projektet e përmendura. Ai ka konfirmuar se mjetet për nevojën e shoqatës së ullishtarëve janë lejuar dhe se procesi i sigurimit të shkundësve dhe rrjetave do të përfundojë deri kah fundi i këtij muaji. Z. Çetin gjithashtu ka konfirmuar realizimin e donacionit për sistemin e ndriçimit dhe zërimit për Qendrën për kulturë.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE

1