Në Ulqin dhuna ndaj grave në rritje

December 8, 2012   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Qasje më serioze ndaj problemit të dhunës në familje
Me 27 korrik të vitit 2010 është sjellur ligji për mbrojtjen nga dhuna në familje ,I cili ka hyrë në fuqi në gusht të vitit 2010.Karakteristika e tij është parandalimi dhe lufta kundër dhunës familjare.
Pa dyshim që sjellja e ligjit ka ngritur dukshëm ndërgjegjësimin dhe vetëdinjesim e femrave për të paraqitur dhunën,dhe për të luftuar të dalë nga situate në të cilën shumica e grave kanë qëndruar kohë të gjatë. Statistikat që posedon “SOS telefoni për femra dhe fijë viktima të dhunës “në Ulqin tregojnë që femrat të cilat kanë jetuar në bashkësi kanë qenë më shumë të nënshtruara dhunës,dhe habit fati që në shumicën e rasteve të paraqitura , deri tek divorci i tyre vjen në përgjithësi pas 15-20 viteve martesë.
Zbatimi i ligjit mbetet i mangët,dita ditës kemi raste ku nuk zbatohen vendimet e gjygjit,nuk ju lejohet nënave të kanë kurrëfarë kontakti me fëmijët e tyre,madje edhe me asistencën e punëtorëve të Qendrës Sociale.
Në këto raste meshkujt keqëpërdorin në maksimum ndijeshmërinë e femrës,në fakt nënës së fëmijëve të tyre .Masat e përkohshme që duhet sipas ligjit të ndërmerren në hapat e para të procedures së divorcit,në shumicën e rasteve nuk zbatohen,fëmijët mbesin tek babai deri në përfundimin e procesit gjygjësor.
Çfarë ndodh?Gjatë kësaj kohe babai,dhe anëtarët tjerë të familjes punojnë me fëmëjët minoritarë duke i helmuar ato me fjalët më nënçmuese për një nënë,përdoren metodat nga më të ndryshmet,dhe për fakt të keq në shumicën e rasteve ato kanë sukses,fëmija ftofet nga nëna dhe nuk pranon të kontaktojnë me të.
Duhet potencuar se në këtë vit sipas të gjitha statistikave që kemi edhe nga policia,Qendra për punë Sociale , Gjygji si dhe të dhënat e shoqatës tonë dhuna në familje ka shënuar rritje për gati 100%.

Institucionet relevante duhet të përpiqen që më seriozisht ti qasen kësaj problematike,se pikërisht në shumicën e rasteve fëmijët janë ata që vuajnë dënimin e grindjes që kanë prindërit e tyre,pra zbatimi I ligjit është I mangët.
Shoqata jonë tash 12 vite merret me këtë problematikë,dhe numri I tel 030,411/700 është i hapur 24 orë.Tani kemi një grup më të zgjëruar të femrave, që ditë më pare falë projektit „Vendosja e trajtimit efikas për mbrojtjen e femrave dhe fëmijëve viktima të dhunës” financuar nga CRVNO (Qendra për zhvillimin e shoqatava joqeveritare) ka arritur të përforcojë me kuadro të reja të profileve të ndryshme shoqatën.Në të njëjtën kohë jemi duke realizuar edhe një projekt tjetër që ka financuar UNDP –ja “Shërbim vetëmbështetjeje për femrat që kanë përjetuar dhunë “Pra kjo shoqatë me kapacitetet e veta njerëzore që ka tani është qasur me një seriozitet më të madh të hulumtimit të rasteve që me vite kanë mbetur në mëshirë të fatit,pa u zgjedhur dhe pa u zbatuar vendimet e sjelluara nga institucionet përkatëse.
Shpesh na vehet pyetja pse gratë durojnë me vite dhunën?Shoqeria patriarkale e detyron gruan të jetojë në dhunë edhe pse kjo mund të përballet me rreziqe shumë të mëdha. Presioni i rrethit familjar është i natyrës së tillë që gruaja duhet ti nënshtrohet burrit, se kjo nuk ka mundësi të jetoj vetëm, se mënyra e jetës së till është “më e mirë” për fëmijet, se ekonomikisht nuk është në gjendje të jetojë,
Të gjitha të dhënat tregojnë se kjo dukuri e shëmtuar është në rritje,dhe se dita ditës guximi I grave për të paraqitur dhunën vjen e rritet, shumë shpesh dhe ajo mbulohet/fshihet ose indirekt justifikohet.
Mendoj se situata e rëndë ekonomike ka sjellur edhe çrregullime të tjera në familje,aty mashkulli më së lehti shpërthen dhe për çdo gjë fajtore është gruaja.
Gjëja më me rëndësi për ne është që gruan ta fuqizojmë në aso forme që ajo vetë të merr vendime.
Në këto 16 ditë aktivizëm kundër dhunës në familje është rritur dukshëm edhe numri i paraqitjes së rasteve në Shoqatën tonë,që tregon qartë që fushatat janë shumë senzibiluese dhe nxisin femrat të flasin për problemin e tyre.

Hatixhe Neljaj
Drejtoresh e SOS telefonit-Ulqin