Bie dëbora e parë në Krajë

December 10, 2012   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Foto:Gëzim Ibroçi

Ulja e temperaturave ditët e fundit ka bërë që në veri dhe verilindje të vendit të Krajës të bien flokët e para të dëborës. Në zonat malore bora ka nisur që gjatë natës së djeshme, duke mbuluar të gjitha faqet e maleve me një shtresë deri në 5 cm. Kështu raportohen reshje dëbore në zonat e thella malore në qarkun e Krajës dhe fashatrave të saja, në lartësinë mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Trashësia e borës në zonat e thella të Krajës  shkon deri në 5 cm. Dëbora nuk ka shkaktuar ndonjë problem në zhvillimin normal të komunikacionit, edhe pse nga Komuna e Tivarit dhe institucionet përkatëse kanë deklaruar se ata janë të gatshëm të ballafaqohen me raste të këtilla eventuale.
Sipas parashikimve, moti gjatë gjithë javës do të jetë me shira në të gjithë territorin e vendit.Sot në Mal të Zi mbajti mot kryesisht i kthjellët. Temperaturat në orën 13 u shënuan: në Tivar e Herceg Novi 10 gradë, Podgoricë 8, Ulqin 7, Cetinë 3, Nikshiq 1, Zhablak -4, Plevle -6 dhe në KOllashin -7 gradë.
Sonte në bregdet pritet mot kryesisht me shi, kurse në pjesën tjetër të vendit borë.

Në viset ulëta në jug në orët e paradites të reshurat e borës do të kalojnë në reshje të dobëta shiu, kurse pasdite pritet kthjellim gradual. Në veri të reshura dobëta bore do të ketë edhe në orët e pasdites.

Do të fryjë erë e dobët deri e mesme nga drejtimet e lindjes. Temperatura e mëngjesit prej -9 deri në 3, kurse më e larta e ditës prej -7 deri në 8 gradë.

Shikoni këto fotografi të mrekullueshme nga gazetari i TV Teutës z.Gëzim Ibroçi.

11