Shpati “tradhton” Afërditën me Adelinën – VIDEO

December 10, 2012   | Lajmet / Vijesti

Lidhja mes Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj me sa duket ka marrë fund. Me publikimin e këngës më të re të këngëtarit nga Tetova me titullin “Adelina” të cilën padyshim ia kushton të dashurës së tij të re Adelina Tahiri ka nxehur thashethëmet e ndryshme në botën e showbizit. Afërdita dhe Adelina të cilat deri para disa ditësh ishin shoqe të ngushta sot po përballen me një armiqësi të madhe mes tyre. Lidhja e re mes Shpatit dhe Adelinës konfirmohet edhe nga menaxherët e këngëtarëve përkatës. Kujt i është besuar se një gjë e tillë do të ndodh dhe se dashuria mes Shpat Kasapit dhe Afërdita Dreshaj do të përfundonte në këtë mënyrë?

Normal që askush se ka besuar dhe nuk keni asnjë arsye për ta besuar pasi ky lajm nuk është fare i vërtetë, Shpati vazhdon të jete me Afërditën por vetëm këngën e re e ka titulluar “Adelina”, shijojeni këngën e cila bëri bum dje kur u lansua./Shqipmedia/