Videoja e re e Rita Orës “Radioactive”

December 10, 2012   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka publikuar videon e saj më të re “Radioactive”.

Me një videoklip ndryshe nga çfarë e është paraqitur më parë, ajo duket më sensuale dhe provokuese.

Kjo këngë vjen sërish si prodhim i “Roc Nation” dhe ka nisur të ndiqet dhe të komentohet mjaft nga fansat e Orës në YouTube.

Ndonëse këto kohë Rita është diskutuar mjaft në media për shkak të historisë së saj me Rob Kardashian, nuk e ka penguar këngëtaren të vijojë me karrierën duke ndezur para pak ditësh gjysmë-finalen e X-Factor Britani dhe tani duke publikuar videon më të re.

Ndërsa për shkak se kompania që merret me menaxhimin e postimit të videokëngëve të Ritës në YouTube, nuk e ka ngarkuar “Upload” këtë video për vendin tonë, fatkeqësisht ne nuk kemi mundur paraditen e ditës së sotme ta shikojmë videon e re.