Nënkryetari Cakuli u takua me koordinatoren për të drejtat e njeriut Vera Nakiq

December 11, 2012   | Lajmet / Vijesti
Nënkryetari i Komunës së Ulqinit Xhaudet Cakuli është takuar me koordinatorin për të drejtat e njeriut dhe ndihmë romëve në Ulqin Vera Nakiq

Nënkryetari i Komunës së Ulqinit, Xhaudet Cakuli me rastin e ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut është takuar me koordinatorin për të drejtat e njeriut dhe ndihmë romëve në Ulqin, Vera Nakiq. Në kuadër të projektit “Lufta kundër martesave të dhunshme” të cilin e financon Ambasada Amerikane i cili zgjatën prej shtatorit të vitit 2012 deri në janar 2013, janë zhvilluar një sërë aktivitetesh që përfshinë inspektimin e vendbanimeve rome në të gjitha komunat në Mal të Zi pas të cilit ka pasur marshimi i grave rome para Qeverisë së Malit të Zi, Kuvendit të Malit të Zi dhe pallatit të drejtësisë në Podgoricë, të cilit i janë përgjigjur mbi 100 gra nga katër qytete të Malit të Zi: Beranës, Nikshiqit, Podgoricës dhe Ulqinit.

Znj.Nakiq ka theksuar se dhuna, keqtrajtimi dhe martesat e dhunshme janë shumë të theksuara në mesin e përfaqësuesve të komunitetit rom edhe në Ulqin dhe njëherazi ka kërkuar ndihmë prej nënkryetarit me rastin e lajmërimit në Qendrën për punë sociale si dhe ndihmë në bashkëpunim me policinë me rastin e konstatimit të rasteve të paraqitura dhe sanksionuarve që kanë lidhje me këtë fenomen. Ajo gjithashtu ka thënë se problem i madh mbetet mos paraqitja e rasteve të tilla, për të cilën gjë është i nevojshëm bashkëpunimi i administratës lokale, shkollës dhe qendrës për punë sociale.
Nënkryetari Cakuli ka shprehur keqardhje për rastet e dukurive të përmendura tek popullata rome si dhe ka falënderuar znj. Nakiq për angazhimin dhe për kontributin për këtë popullatë. Ai ka shprehur gatishmërinë e administratës lokale në komunikim me qendrën për punë sociale dhe policinë si dhe përkrahjen në aktivitetet e ardhshme që do të përfshinin: paketat për vitin e ri për fëmijët romë, aksioni për grumbullimin e veshjeve dhe mbathjeve të përdorura, si dhe ndihmë për familjet e rrezikuara rome dhe aktivitete të ngjashme.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE