Reagimi i Forcës para 2 viteve me te Mirat Detare

December 16, 2012   | Lajmet / Vijesti, Politika

Forca per zhvillim UlqinReagim në lidhje me vizitën e delagacionit të Ndermarrjes publike te Mirat Detare

Është bërë tradicionale që çdo fillim viti delegacioni i Ndërmarrjes publike të Mirat Detare e viziton Ulqinin dhe paralajmëron investime të mëdha dhe njëkohesisht nënshkruan një fare kontrate për bashkëpunim në mes të Komunës së Ulqinit dhe kësaj ndërmarrje.

Para disa ditëve stafi i kësaj ndermarrje, së bashku me kryetarin e Komunës së Ulqinit para gazatarëve paralajmëruan përseri përfundimin e këtij , siç thonë ato, investimit më te madh që kjo ndërmarrje realizon në Komunën e Ulqinit- pra Kacemen.

Ne Forca e re Demokratike ju pyesim: Nëse për Kacemen ju nevoiten 3 vite atëhere sa do të ju nevojiten për ndërtimin e Marinës të cilën qytetareve ia premton partneri juaj Hajdinaga.

Për çdo vit pralajmëroni përfundimin e Kacemes para fillimit të sezonit turistik. Ne ju përkujtojmë se sezoni turistik në Ulqin, para se ju të merrni menaxhimin e bregdetit ka filluar në muajin prill.

Nga dokumentacioni i juaj kuptojme se Këshilli drejtues i ndërmarrjes ka dedikuar, 10 perqind të të ardhurave deri në vitin 2008 për zgjedhjen e nevojave banesore për të punësuarit,kurse 90 perqind për blerjen e objektit të ri për selinë e Ndërmarrjes gjate vitit 2009. Bëhet fjalë për 1.684.983 euro

Për kacemen e qe ju e quani Marine ju nevojiten tre vite, kurse për çëshjte banesore dhe ndërtesën e selisë së Ndërmarrjes në Budve, vetëm një vit.

Lusim zotërinjët nga të Mirat Detare të mos mashtrojnë qytetarët me premtimet për investime që vonohen, që zvarriten ose qe nuk realizohen kurr.
Ky reagim ka për qëllim të ju përkujtojë që edhe kësaj radhe ështe vëretur prezenca e juaj,dhe keni ngjalle revoltë tek qytetarët edhe për shkakun se nuk e keni vizituar, rajonin e lumit Buna e cila ne bazë te nenit 2 të ligjit për të mirat detare është rajon i cili është ne kompetencat e juaja.

Në teritorin të cilin për fat të keq ju menaxhoni ka më së shumti uzurpime , ndërtime pa leje, derdhje të ujërave të zeza, dhe deponi të mbeturinave, kurse ju të ardhurat që përfitoni nga ky teritor I shpenzoni për çështje banesore të punusuarëve, dhe blerjen e ndertesës për selinë e Ndërmarrjes, pra për komoditetin tuaj, kurse pjesën e teritorit prej më se 50 përqind në menaxhimin tuaj,i kushtoni vetëm vëmendje mediatike dhe atë një herë në vit.

Kryetarit te Komunës së Ulqinit I keni dhuruar 10.000 mijë euro për përmbytje,në vend që të na jepni raportin e plotë për planet dhe masat që do të ndërmerrni për zgjedhjen afat gjate të shtratit dhe brigjeve te lumit Buna.

Ju nuk mund të paraqiteni si donator për fatëkeqësitë elemtare por duhet të jeni bartës I zgjedhjes afat gjate të këtij problemi.

Shërbimi Informativ I Forcës

Reagimi i Forcës Sotë
Ligji i ri për të Mirat detare: Komuna Ulqinit 50 % – Të Mirat detare 50 %

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij janë takuar sot me një delegacion të Ndërmarrjes publike për administrim me të mirat detare të Malit të Zi

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij janë takuar sot me një delegacion të Ndërmarrjes publike për administrim me të mirat detare të Malit të Zi. Në përbërje të këtij delegacioni ishin: drejtori Rajko Baroviq, shefi i shërbimit për zhvillim të qëndrueshëm Aleksandra Ivanoviq, shefi i shërbimit për rregullimin dhe ndërtimin e të mirave detare Rajko Mihoviq, ndihmësi i drejtorit dhe planifikuesi hapësinor Dragan Markoviq, ndihmësi i drejtorit dhe i ngarkuari për kontrollin e zonës së të Mirave detare, Rajko Milloviq.

Në mbledhje është diskutuar për realizimin e planit për vitin 2013, duke përfshirë përgatitjet për sezonin e ardhshëm turistik, fillimin e projekteve dhe projektet e rinj në zonën e të mirave detare në Komunëne Ulqinit. Në bazë të ligjit të ri për të Mirat detare, Komunës së Ulqinit do t’i ndahen 50 % e mjeteve nga të Mirat detare për investime në zonën e të Mirave detare, për ndryshim të 20 % që i janë ndarë deri tash.

Nga projektet e përmendura janë veçuar: projekti i zgjidhjes së re teknike, dmth vazhdimi i molos për skelën e vogël Kacema, rregullimi i skelës së madhe – portit në Ulqin, projekt ky q[ është në përfundim, rregullimi i mendrës, rregullimi i shëtitores prej te lokaliteti i hotelit Galeb deri tek hoteli Albatros, projekt ky që tashmë ka përfunduar, rregullimi i shëtitores në Ranë. Fokusi kryesor i bisedimeve ka qenë Porto Milena dhe iniciativa e pastrimit me qëllim që të krijohen kushtet për projektin e ardhshëm në atë lokacion ku është paraparë marina. Në përgatitje do të marrë pjesë edhe NP të Mirat detare si dhe ministritë përkatëse. Është biseduar edhe për plazhin e Valdanosit dhe nevojës që plazhi të jetë i hapur për të gjithë turistët të cilët do të vizitojnë Ulqinin, për mundësinë e vazhdimit të marrjes së plazheve me qira për një periudhë prej 5 vitesh gjë që do të mundësonte edhe investimet.

Temë e veçantë ka qenë lumi Buna dhe objektet e përkohshme në Bunë si dhe rregullimi i sistemit të kanalizimit për objektet ekzistuese. Kryetari Cungu gjithashtu ka kërkuar që të shqyrtohet problematika e objekteve të cilët i shfrytëzojnë peshkatarët e Ulqinit, për të cilën gjë nevojitet evidenca e peshkatarëve.

Ky ka qenë takimi i parë iniciues në vargun e disa takimeve të planifikuar ku do të shqyrtohen detalisht projektet e përmendura.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE

3