Shpati: Pse i këndova Adelinës dhe jo Afërditës

December 16, 2012   | Lajmet / Vijesti

shpati_aferditaËshtë përfolur shumë këto ditët e fundit në media dhe portale të ndryshme online kënga më e re e këngëtarit të dashur shkupjan, Shpat Kasapi.
Pse Adelina dhe jo Afërdita? Çfarë ka Shpati me Afërditën, që ka zgjedhur këtë titull? Kanë qenë këto disa nga pyetjet që janë ngritur në media lidhur me këtë këngë, e cila duhet thënë se është pritur shumë mirë nga fansat që në ditën e parë të publikimit.

I pyetur nga ‘Bluetooth’ lidhur me këto polemika, këngëtari simpatik është shprehur se ‘kënga është një ripunim i versionit të vjetër dhe me gjithë ndërhyrjet për ta sjellë në një version më modern, nuk mund ta ndryshoja komplet tekstin.

Afërditën e kam shoqen e zemrës, e kam shpirt, ndërsa Adelinën e kam shoqe shumë të mirë, gati-gati si motër të vogël dhe këtë gjë Afërdita e di shumë mirë, kështu që s’ka pasur shkak për t’u bërë xheloze. Për më tepër që të dyja ato janë mikesha të ngushta me njëra-tjetrën’, ka thënë ai për suplementin e së shtunës në “Gazeta Shqiptare”.

Bluetooth