Forca do të inicojë ndryshimin e ligjit për festa shtetërore

December 17, 2012   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

forca e reFORCA E RE DEMOKRATIKE
NOVA DEMOKRATSKA SNAGA
Bul. Skenderbeupn/bb 85360 Ulqin/Ulcinj
Tel:. +382 030 401 760 Fax:; +382 030 401 761
info@forca.me, www.forca.me

Ulqin me 17.12.2012
Nr.124 /12

Kumtese për opinion

FORCA DO TË INICOJË NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR FESTA SHTETËRORE

Kremtimi i Ditës së Flamurit-28 Nëntorit dhe vitit jubIlar të 100 vjetorit të themelimit të Shqipërisë, edhe shqiptarët në Mal të Zi e shënuan në mënyrë madheshtore. Në organizim të Këshillit Nacional të Shqiptarëve u organizuan manifestime dinjitoze nga Ulqini e deri në Rozhajë si asnjëher më parë. Shqiptarët ne ketë vit jubilar kanë stolisur shtëpiat e tyre me Falmuj kombëtarë më tepër se asnjëher tjetër, ku çdo gjë ishte në ngjyrat kuq e zi.

Por kjo atmosferë festive si duket nuk ka qenë e mirëpritur nga struktura të ndryshme. Kështu në sajë të informacioneve që disponojmë përveç rastit të marrjes në polici në bisedë informative të nxënësve të shkollës së mesme “Vëllazërim-bashkim” në Ulqin me 29 nëntor, për shkak se kanë kënduar këngën “Xhamadani vija-vija, asht Kosova, asht Shqipnija” dhe kanë shpalosur Flamurin Kombëtar Shqiptar me 28 nëntor në lokalet e shkollës, po ashtu në një bisedë të tillë nga inspektori i arsimit, janë marrë edhe mësimdhenësit e SHF “Bedri Elezaga” në Katërkollë, paralelja e ndarë në Krythë me datën 26 nëntor 2012. Shkas sipas tij ishte se me rastin e organizimit të një programi artistik me datën 20 nëntor 2012, nxënësit e kësaj shkolle në lokalet e shkollës kanë shpalosur Flamurin Kombëtar Shqiptar, ku sipas inspektorit është vepruar në mënyrë kundër ligjore, qe dëshmohet sipas procesverbalit.
Veprimet e tilla si nga ana e policisë dhe e inspektorit të arsimit, janë të denueshme dhe të palejueshme sepse cenojnë të drejtën nacionale dhe qytetare të shqiptarëve qe janë të garantuara me Kushtetutën e Malit të Zi, Ligjin për mbrojtjen e pakicave nacionale, si dhe Kartën Evropiane e të Drejtave të Njeriut.
Veprimet e tilla të kujtojnë kohën e pas vitit 1981 kur shqiptarët merreshin në pyetje dhe denoheshin me procese gjyqësore të montuara. Veprimet e tilla janë irituese dhe nuk janë në favor të barazisë nacionale dhe qytetare në një mjedis multinacional sikurse eshtë Mali i Zi.
Në lidhje me këto çështje Forca për bashkim do inicojë ndryshimin e Ligjit për festat shtetërore dhe ato te tjera, duke kërkuar legalizimin edhe të festave nacionale të popujve që jetojnë në ketë bashkësi multinacionale sikurse në shtetet demokratike evropiane.

Shërbimi për informim

6