Nora Istrefi u rikthehet baladave

December 17, 2012   | Lajmet / Vijesti

Nora IstrefiKëngëtarja kosovare Nora Istrefi ka bërë publike këngën e saj të re, “Ne të 2”. Kjo këngë pas shumë kohësh e sjellë Norën përsëri me një baladë të ngrohtë dashurie.

Kënga flet për një dashuri tëhumbur si pasojë e mungesës së dashurisë reciproke dhe tashmë po përdoret për xhirimet e vitit të ri, dhe besohet se do të mbetet si singël pa klip pasi pak ditë kanë mbetur deri në publikimin e këngës tjetër të saj në bashkëpunim me Vig Poppa nga Kaos këngë e cila është punuar me klip, pasi që Nora disa herë ka publikuar edhe foto nga shesh xhirimi.

Kënga “Ne të 2” është mirëpritur nga publiku i Norës të cilët u shprehën të gëzuar që ajo la pak pas vete këngët “e egra” si “Gangsa” “Ski me ik” etj. /Indeksonline/