Forca: Telegram ngushëllimi ambasades amerikane

December 18, 2012   | Rajoni / Region

FORCA E RE DEMOKRATIKE

NOVA DEMOKRATSKA SNAGA

Bul. Skenderbeupn/bb 85360 Ulqin/Ulcinj

Tel:. +382 030 401 760 Fax:; +382 030 401 761

info@forca.me, www.forca.me

Sue K.Brown_Nazif Cungu

Ekselenca Juaj Sue K.Brown, Ambasadore e SHBA-së në Podgoricë

E nderuara Ambasadore Brown,

Tragjedia e paparamenduar në Njutaun paraqet një ngjarje e cila na ka tronditur dhe mbushur me pikëllim. Vrasja e fëmijëve të pafajshëm dhe mësimdhënësve në shkollën në Konektikat është një akt të cilin të gjithë e dënojnë dhe shprehin keqardhje për viktimat e pafajshme.

Dëshirojmë që në këto momente të vështira për familjet e viktimave, qytetin Njutaun dhe shtetin Konektikat, si dhe për mbarë popullatën amerikane të shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe keqardhje familjeve të viktimave dhe të gjithë amerikanëve. Ju nuk jeni vetë në këto çaste të vështira.

Në emër të anëtarëve dhe simpatizuesve të Forcës dhe në emrin tim personal, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta.

Nazif Cungu

Kryetar i Forcës