Rruga e sapo shtruar ne asfalt,ka filluar të dëmtohet në Selitë – Video

December 19, 2012   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Rruga Sukobin-Muriqan_demtimiPamjet e mëposhtme nuk lënë vend edhe për aq shumë koment.

Sapo shtrohet asfalti, dimri i parë rrugët tona i gjen me gropa e dëmtime të tjera. Ulqini nuk bën përjashtim. Si gjithandej edhe qyteti po përballet me lëngatën më të re, cilësinë skajshmërisht të dobët të punëve publike.

Do ju prezantojmë videon e publikuar në rrjetin social facebook, ku autor është gazetari Gzim Ibroçi,i cili tregon gjendjen e krijuar në këtë aks rrugor Sukobin – Katërkollë ku pjesa anësore në disa pjesë të rrugës rrezikojnë jetën e automobilistëve.
Rruga Sukobin-Muriqan_demtimi.1

Si zakonisht “turpi” del në sipërfaqe si pasojë e shirave, në të dalë të vitit të ri 2012 kur gropat e hapura mbijnë gjithandej për vitin 2013. Më së keqi nga rrugët e prishura po e pësojnë shoferët, duke dëmtuar automjetet në përpjekje për t’iu shmangur gropave.

Cilësinë e dobët, sidomos të rrugëve që po dëmtohen aq shpejt e paguan, kush tjetër përveç taksapaguesit e Komunës së Ulqinit. Dhe atë shtrenjtë. Çdo vit në dalje të dimrit vetëm për mbylljen e gropave në qytet dhe Anë të Malit, Komuna e Ulqinit ndan mijëra euro, që të mbulohen të gjitha gropat.

Shiko Videon nga  gazetari Gzim Ibroçi

2