Nazif Cungu dhe Uwe Moshage për fillimin e studimit të fizibilitetit për investime në rrjetin e ujësjellsit

December 21, 2012   | Ekonomia / Ekonomija

Nazif Cungu - Boris Vukovic-Nada Mihajlovic Paviqevic –  Uwe Moshage director of Dahlem Consulting Engineers GmbH & Co – Essen, Germany –Ulcinj,MontenegroFilloi Studimi i fizibilitetit për investime në rrjetin e ujsjellsit dhe kanalizimit në komunen e Ulqinit

Sot, pas nënshkrimit të marrvjeshjes për fillimin e studimit të fizibilitetit për investime në rrjetin e ujësjellsit dhe kanalizimit në komunën e Ulqinit, në hapsirat e Komunës u mbajt takimi i parë që njëherit paraqet edhe fillimin e këtijë projekti kapital. Në këtë takim morën pjesë Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu me bashkpuntorët e tij, drejtori i kompanisë Dahlem për projekte ndërkombëtare z. Uwe Moshage, përfaqësues nga Ministira për zhvillim të qendrueshem dhe turizem si dhe përfaqsues të ndërmarrjes publike ”Ujësjellës dhe Kanalizime” Ulqin.

Pas prezantimit nga z. Moshage i cili dha një informacion të plotë mbi strategjinë e realizimit të projektit, pjesëmarrësit ranë dakord për shkëmbimin e informacionit përkatës lidhur harten digjitale të terenit, planin gjeneral urbanistik, si dhe dokumente të ngjajshme të cilët mundësojnë inxhinjerëve gjerman fillimin e punimit të këtij projekti. Poashtu u ra dakord për caktimin e grupit punues në përbërje nga përfaqësues të komunës së Ulqinit, Vodakomit dhe NP ”Ujësjellës dhe Kanalizime” Ulqin.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE