Organizata Turistike e Ulqinit ka bere nje vizite Qendres per femije me pengesa

December 21, 2012   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Organizata Turistike e Ulqinit _vizite Qendres per femije me pengesa.1NJOFTIM PER MEDIE
Me rastin e festave te fund vitit Organizata Turistike ka bere nje vizite Qendres per femije me pengesa ne zhvillim, ku i dhuruan disa dhurata simbolike, kompletimin e qendres se terapise me nxemje. Drejtori Minir Karamanaga ka shprehur kenaqesine dhe uroj udheheqesine e qendres qe ky donacion sa do pak ta lehtesoje punen e tyre te metejshme.
Poashtu, Organizata Turistike ne kete njoftim njofton te gjithe qytetaret qe eshte ne fazen perfundimtare perpilimi i katalogut i cili permban oferten hotelierike, akomodimin privat, restoranet dhe plazhat shkembore dhe ranore si produkti yne me i mire turistik, ndersa ne fillim te muajit shkurt planifikohet te dale nga shtypi nje monografi e qytetit e cila do te perfshije te gjithe pasuritet natyrore, historike, etnologjike etj. Shpresojme qe ky katalog do te permiresoje oferten e promovimit turistik te qytetit te Ulqinit ku edhe do te prezentohet ne disa panaire te ndryshme qe do te vijojne menjehere pas festave. Ne takimet e rregullta me Organizatat lokale turistike eshte vendosur qe per shkak te kursimit te te hollave, ne panaire te paraqitena me stenda te perbashketa e gjithnje ne bashkepunim me Organizaten Nacionale turistike. Gjithsesi, materijalet promovuese do te prezantohen ne te gjithe panairet pamarre parasysh prezencen e Organizates Turistike te Ulqinit. Afaristet dhe subjektet turistike, poashtu edhe medijat do te njoftohen per pjesemarrjet tona ne keto panaire paraprakisht.
Organizata Turistike ka perfunduar edhe Web faqen e re (www.ulcinj.travel ose www.ulqini.travel) e cila eshte perfunduar se pari ne gjuhen malazeze , ndersa punimi edhe ne tri gjuhe tjera, (shqip, anglisht dhe gjermanisht) do te fillohet menjeher pas perfundimit te perkthimit te teksteve. Duhet theksuar qe permbledhja e materijaleve, fotove si dhe shkrimi i teksteve te reja ka filluar qysh ne muajt e veres ku edhe jane angazhuar njerez kompetente qe kane bere nje pune te jashtezakonshme.
Organizata Turistike poashtu, gjate tere vitit ka bashkepunuar me Komunen e Ulqinit, Qendren per Kulture si dhe me subjekte tjere (hotelieret, qiramarresit e plazhave etj) me te cilet ka marre pjese ne organizimin e manifestimeve te ndryshme ne qytetin tone me ane te donacionave dhe mjeteve finansijare.
Ne fund Organizata shfrytezon rastin qe te gjithe qytetareve, bashkepunetoreve dhe subjekteve turistike ti falenderoje ne mirekuptim dhe ne punen e tyre qe edhe kete vit mundesuan qe sezoni turistik te jete i suksesshem si edhe vitet tjera. Shpreson qe edhe ne vitin 2013 te vazhdojne bashkepunimin dhe gjithe se bashku ta zgjerojne oferten e promovimit turistik per nje ardhme sa me te mire te qytetit.
Uron festat e Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri ti kalojne ne nje atmosfere festive me familjaret e tyre si dhe shume shendet, harmoni dhe begati ne vititn 2013.

Sherbimi i Organizates Turistike