U nënshkrua marrëveshja e Studimit dhe fizibilitetit për investime në rrjetin e ujsjellsit dhe kanalizimit në komunen e Ulqinit

December 21, 2012   | Lajmet / Vijesti, Politika

Nazif Cungu - Boris Vukovic-Nada Mihajlovic Paviqevic – Menager of Dahlem Consulting Engineers GmbH & Co – Essen, Germany –Ulcinj,MontenegroU nënshkrua marrveshja për punimin e Studimit të fizibilitetit për përmirsimin e infrastrukturës së ujësjellsit dhe kanalizimit në qytetin e Ulqinit

Sot, në komunën e Ulqinit u nënshkruar marrveshja për fillimin e punimit të studimit të fizibilitetit për investime në përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në qytetin e Ulqinit. Kontrata është nënshkruar me kompanin ‘Dalhem Consulting Engineers’ nga Essen-i i Gjermanis e cila u rendit e para ndër katër kompanitë konsulente me renome ndërkombëtare që morën pjesë në tender.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrveshje përveç kryetarit Cungu, drejtorit të Vodakomit Boris Vukoviq dhe drejtorit të kompanisë “Dalhem” nga Gjermania, morën pjesë edhe përfaqësuesja e Ministrisë së turizmit znj.Nada Mihajloviq Paviqeviq, përfaqësues nga NP ”Ujësjellës dhe kanalizime” Ulqin, si dhe përfaqësuesit e klubeve politike në kuvendin komunal të Ulqinit.
Marrveshja për punimin e Studimit të fizibilitetit është donacion i KFW bankës që arrinë vlerën prej 487.539,00 euro.
Duke njohur nevojën e investimeve në përmirësimin e kushteve të infrastrukturës, në fillim të këtij viti komuna e Ulqinit u antarsua në Vodakom nga ku u dha mundësia ti drejtohet KFW bankës me kërkesa për donacion dhe kreditim të projekteve që përmirsojnë gjendjen infrastrukturore të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në komunën tonë.
Në mars të këtij viti, nën mbështetjen e KFW bankës, në komunën e Ulqinit ka qendruar një ekspert i cili ka hartuar vlersimin e gjendjes ekzistuese të infrastruktures së ujësjellësit dhe kanalizimit. Nga studimi i tij vlersohet se për ndërtimin cilësor të kësaj infrastrukture nevoitet një investim prej 25.600.000,00 euro, kreditimi i të cilave mundësohet nga KFW banka. Kompania ”Dalhem” në janar të vitit 2013 do të filloj me punën për hartimin e këtij studimi dhe pritet të përfundojë në një afat tetë mujor.
Konsiderohet që ky është projekti më i rëndësishem infrastrukturor në komunen e Ulqinit pa të cilin nuk mund të mendohet një fillim i mirfillt i zhvillimit të turizmit në këtë qytet.

Opština Ulcinj / Komuna e Ulqinit
Tel: +382 30 412 050
Fax: +382 30 412 413
Adresa: Bul. Skenderbeu bb, 85360 Ulcinj, MNE

2