1 vjetori – Gjeka: Investimet ndalojnë shpopullimin e zonave shqiptare

December 23, 2012   | Lajmet / Vijesti, Politika

Fatmir-Gjeken-Partia-Demokratike-Mali-i-Zi! vjetori i themelimit të Partisë Demokratike në Ulqin

Ulqin,23 dhjetor 2012 – Partia Demokratike,subjekti më i ri në skenën politike shqiptare në Malin e Zi , solemnisht shënoi 1- vjtorin e themelimit të saj.Përveç zyrtarëve më të lartë ,anëtarëve dhe simpatizuese të PD, merrnin pjesë përfaqësuesit edhe përfaqësuesit e partive politike politike nacionale shqiptare dhe të atyre qytetare lokale dhe parlamentare.

1 vjetori i Partisë Demokratike në UlqinLideri i PD,deputeti i Koalicionit shqiptar dhe krytari i Klubit të deputetëve të pakicave në Parlamentin e Malit të Zi, Fatmir Gjeka ,pasi përshëndeti të pranishmit, foli mbi ecurinë dhe sukseset e PD gjatë këtij njëvjeçari të veprimtarisë.

Një vit më parë,këtu në Ulqin,lindi Partia Demokratike,parti e hapur për të gjithë shqiptarët në Malin e Zi.

Ky subjekt politik nacionale erdh si një meteor në vigjile të festës sonë të dritës,të bashkimit dhe dashurisë, Krishtlindjeve.Kjo frymë dhe kjo energji kombëtare dhe qytetare, bëri që Partia Demokratike të arrijë dhe të mishërohet në shpirtin e zemrat e të rinjve tanë, në Ulqin, Anë të Malit,Krajë, Malësi,Plavë e Guci,pa paragjykime të asnjë formati“- u shpreh Gjeka.

Ai shtoi se jemi partia e parë politike shqiptare në Malin e Zi që parimet,synimet dhe perspektivën tonë e ndërtojmë ashtu siç e sheh brezi i ri që të ecim drejt integrimeve evropiane dhe evroatlantike.Por,fillimisht duhet të unifikojmë trupin tonë votues edhe të marrim përgjegjësinë e mirëfilltë të zhvillimit ekonomik dhe të vlerave demokratike civilizuese që kemi ne si popull i lashtë.

1 vjetori i Partisë Demokratike në Ulqin.1

“.PD,edhe me dokumentat e veta themelore, vëmendje të posaçme i kushton punësimit të kuadrove të reja të arsimuara,sidomos në organet lokale dhe shtetërore në parametra proporcionale. Papunësia maksimale në vendbanimet etnike shqiptare në Mal të Zi, nxit të rinjtë, fatkeqësishjt edhe ata me diplomë universiteti, të braktisin vendlindjen ,duke kërkuar një jetë më të mirë në mërgim.Këto lëvizje ndikojnë që të shpopullohen vendbanimet shqiptare, në Ulqin,Anë të Malit , Krajë e deri në Rozhajë, edhe ne do t i kërkojmë qeverisë malazeze investime në trevat shqiptare, meqë ato sot janë më të varfëra në vend”- apostroi Fatmir Gjeka.

Shërbimi për informim i PD

 

 

20