Eliza Dushku ne prag te fejeses?

December 30, 2012   | Lajmet / Vijesti

Eliza DushkuAktorja shqiptare, Eliza Dushku po përjeton një lidhje të fortë me të dashurin e saj Rick Fox, me të cilin thuhet se shumë shpejt edhe do të fejohet. Çifti simpatik është parë në një argjendari, duke parë për unaza të fejesës. Buzëqeshja që është vënë re në fytyrën e aktores, ka ngritur shumë spekulime për lidhjen e tyre. Sipas të afërmve, Dushku do të fejohet së shpejti dhe burime të tjera duket se konfirmojnë, të njëjtën gjë, pra se fejesa është më shumë se e mundshme.
“Unë kurrë nuk e kam njohur kaq të dashuruar”, ka thënë një mik i aktores, i cili foli pikërisht për buzëqeshjen rrezatuese, që ndriçonte fytyrën e Elizës në dalje të dyqanit të unazave. Por, menaxheri i Elizës nuk ka dashur të komentojë këto thashetheme, që po qarkullojnë nëpër media, duke lënë pa qartësi të mëdha. Gjithsesi përderisa fjalët që qarkullojnë flasin për diçka shumë të bukur, urojmë që të mos mbeten thjesht të tilla, por të bëhen realitet për Elizën.

Koha Jonë