Gjeka dërgon urim për vitin e ri

December 30, 2012   | Ngjarjet - Events

Gezuar vitin e ri 2013_Partia Demokratike Ulqin_Mali i Zi
Kryetari i Partisë Demokratike dhe deputeti i Koalicionit shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi,z. Fatmir Gjeka u ka dërguar urimet më të bukura dhe më të përzemërta anëtarëve dhe simpatizuesve të subjektit politik shqiptar që drejton, anëtarësisë së partive në bashkëqeverisje, si dhe të gjithë qytetarëve,me dëshirë që Vitin e Ri ta presin të lumtur, në harmoni,mbarësi dhe të gëzuar.

Populli ynë fisnik,vizionar, humanist, bujar dhe punëtor,përherë ka qenë optimist për një të ardhme më të mirë.Në saje urtisë,mençurisë dhe qytetarisë së tij,populli shqiptar ka arritur ta ruaj,arsimojë dhe edukojë familjen, duke i kontribuar kështu ngritjes së komunitetit të vet gjatë gjithë historisë sonë të bujshme ,por të lavdishme.
Rrethanat jetësore,ekonomike, besa edhe politike,si dhe nevoja për një përspektivë më të sigurt ,ka ndikuar që një pjesë e madhe e shqiptarëve nga trojet e veta etnike në Mal të Zi kanë ikur në mërgim,edhe familjarisht.Sigurisht se gëzimi dhe hareja më e madhe do të ishte po të gëzoheshit e festonit në gjirin tuaj të dashur familjar në vendlindje.Shpresoj se do të realizohet edhe ajo dëshirë.
Uroj shëndet,mbarësi dhe mirëqenie në shtëpitë tuaja.

FATMIR GJEKA,
Kryetar i Partisë Demokratike

7