Modelja malaziase, e gatshme të vdesë për Berlusconin

December 30, 2012   | Lajmet / Vijesti

berluskoni-knezevicPodgoricë, 30 dhjetor – Modelja malaziase, Katarina Knezheviq, tashmë është shfaqur në media falë deklaratës së saj të vitit të kaluar, ku kishte thënë se është fejuar me ish-kryeministrin italian, Silvio Berlusconi, ndërsa intervista për revistën italiane “Fatto” e ka kthyer përsëri në qendër të vëmendjes.

Këtë herë pohon se pikërisht ajo është gruaja e jetës së tij dhe jo Francesca Pascale, për të cilën kaq shumë po shkruhet.

“Unë jam femra e jetës së tij dhe fejesa me Francescan është vetëm një farsë mediale. I përshtatet, sepse kështu po grumbullon pikë politike. Për një mashkull të tillë jam e gatshme të vras. Do të vdisja për të”, tha e çuditshmja Katarina dhe shtoi se Berlusconi vazhdimisht e quan dashurinë e tyre më të madhe edhe se vetë Italia.

Njerëzit e afërt me pronarin e Milanit, Berlusconi, por edhe hetuesit të cilët kanë zhvilluar hetimet për servimin e vajzave të reja për ish-kryeministrin italian, pretendojnë se 22-vjeçarja malaziase ka e luajtur mendsh.

Koha Net