Prof. Dr. Simë Dobreci laureat i Çmimit Tradicional të “Art Club”-it

December 30, 2012   | Intervista / Intervju, Lajmet / Vijesti

Sime Dobreci cmimi_Art Club-it_UlqinShoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” ka ndarë sot, me rastin e shënimit të 22-vjetorit të themelimit të saj, Çmimin Tradicional për të arritura të jashtëzakonshme në shkencë, kulturë dhe art.

Juria në përbërje: Prof. Dr. Ruzhdi Ushaku, Mustafë Canka dhe Ma. Ismet Kallaba, pasi ka analizuar rezultatet e arritura në fusha të ndryshme nga krijuesit dhe studiuesit shqiptarë në Mal të Zi, gjatë periudhës kohore 2010-2012, ka vendosur që Çmimit Tradicional i “Art Club”-it t’i jepet Prof. Dr. Simë Dobrecit, me motivacionin “për kontributin e dhënë si profesor universitar në edukimin e shumë brezave të Fakultetit të Mjekësisë, si autor i teksteve në fushën e dermatologjisë, si mjek – dermatolog i dalluar dhe për veprimtarinë publicistike me karakter kombëtar, me qëllim të ruajtjes së vlerave autoktone dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve në Malin e Zi”.
Sime Dobreci cmimi_Art Club-it_Ulqin.2_Ruzhdi Ushaku

Çmimi i SHAI “Art Club” është themeluar në vitin 1991 dhe deri në vitin 2005 është dhënë për çdo vit, kurse që nga viti 2009 për çdo tri vjet. Këtë Çmim deri tani e kanë fituar: Rudi Goga, Dom Simon Filipaj, Basri Çapriqi, Asllan Bisha dhe redaksia e revistës “Fati”, Këshilli i Simpoziumit “Meshari i Gjon Buzukut – monument i kulturës shqiptare 1555-1995”, Ali Salaj, Nail Draga, Riza Rexha, Emin Halili, Cafo Boga, Bajram Rexha, Ruzhdi Ushaku, Gjelosh Gjokaj, Hajro Ulqinaku, Mehmet  Kraja, Fiqiri Hasanaga (pas vdekjes).

Sime Dobreci cmimi_Art Club-it_Ulqin.1Salaj

SHAI “Art Club” është subjekti i vetëm ndër shqihttp://www.visit-ulcinj.com/blog/wp-admin/post.php?post=67206&action=edit&message=10ptarët në Mal të Zi, i cili ndan Çmim për krijuesit shqiptarë.

 

Ulqin, më 28 dhjetor 2012

Biografia 

Sime Dobreci - fotoSimë Gjon Dobreci lindi (27.3.1934) në Braticë, Ulqin, Mali i Zi. Shkollën tetëvjeçare e kreu në Braticë e Ulqin (1953), gjimnazin klasik në Tivar (1957), fakultetin e mjekësisë në Beograd (1963). Punoi në Tivar e Ulqin (1964-1967). Shkoi në Spitalin e Prishtinës (1967), ku e filloi specializimin e dermatologjisë dhe e kreu në Zagreb (1970). Me 1973 zgjidhet asistent i dermatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës themeluar më 1969. Më 1974, ai qëndroi një vit në Klinikën dermatologjike të Vankuverit, Kanada. Në Klinikën e Prishtinës u mor me veprimtari shëndetësore, edukative dhe shkencore. Një kohë ishte drejtor i Klinikës. U zgjodh docent i dermatologjisë (1984), profesor inordiner (1989), profesor ordiner (1994). Për studentët e mjekësisë botoi tekstin Dermatologjia më 1980, i cili u ribotua i përmirësuar më 1984, si dhe botimi i tretë i ripunuar më 1998, kurse ribotimi i katërt i plotësuar më 2009. Për studentët e stomatologjisë botoi tekstin Sëmundjet e Lëkurës më 1989.
Më 1990/91, regjimi serb e përjashtoi prej klinikave kuadrin arsimor shqiptar. Fakulteti i Mjekësisë e vazhdoi punën nëpër shtëpia private.

Sa i takon veprimtarisë shkencore, Dobreci  kryesisht u mor me mikozat e lëkurës. Temën e doktoraturës Dermatomikozat endemike në Kosovë e mbrojti më 1980 dhe u zgjodh doktor shkencash në mjekësi. Botoi 25 punime shkencore në revista profesionale (kryesisht në Acta dermatologica jugoslavica dhe në Praxis Medica). Me paraqitje të punimeve shkencore mori pjesë në Kongresin e Dermatologëve Botëror në Berlin më 1987, në Kongresin e Dermatologëve Europianë në Bari të Italisë më 1987 dhe në Konferencën Internacionale të Dermatologëve në Atinë më 1994. Prej 1994-1999 ishte kryeredaktor i Praxis Medica, revistës profesionale-shkencore të Shoqatës së Mjekëve të Kosovës. I pensionuar, tash  jeton në Braticë, Ulqin, ku redakton revistën kulturore Buzuku, si dhe nga pak ende merret me profesionin e vet.

Shkruan Prof. Dr. sci. Mentor Disha, Prishtinë, më 15.4.2012.

1