ULQINI, në vitin 2012 – I.Karamanaga

January 6, 2013   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

xhamia e detareve ulqinPavarësishtë  se në shumë aspekte ka qenë i vështirë dhe me një krizë ekonomike  globale, viti sa po kalon,   ka pasur edhe   momente  pozitive, të cilat duhet të përmenden. Si njeri i cili vite me radhë i  përcillëngjarjet  në qytetin tonë në shumë aspekte, vlerësoj se duhet të përmenden disa ngjarje të cilat e kanë shënuar këtë vitë.

             Ky vitë pa dyshim ka qenë i vështirë në tërë sferat e jetës. Kriza ekonomike globale pa dyshim ka pasur ndikim edhe tek ne, posaçërishtë në turizëm. Ende nuk kemi turizëm kualitativ, kurse  sezoni turistik i cili është tepër i shkurtër, por ka  edhe shumë gjëra të  tjera, të cilat kanë ndikuar, dhe ndikojnë që të jemi një komunë e varfër. Prandaj, mendoj, se të gjitha këto fakte kanë ndikuar, që kriza ekonomike të vërehet edhe më shumë tek ne.  Në qytetin tonë,  në vitin sa po kalon,  duhet të theksohen ndrrimet në politikë,  e  cila ka sjellë  ndrrime  të mëdha në pushtetin lokal. Më keqëardhje  them se këto ndrrime,  të cilat i kemi pritur me shpresë të madhe,  ende nuk kanë sjellur ndryshime të pritura.  Qyteti  ynë ende  është në një nivel të mjerueshëm, pa zhvillim ekonomik të premtuar as nga pushteti lokal, as nga ai qendror, për të cilin kemi dhënë një kontribut të veçantë në Referendumin e vitit 2006 . Pavarësishtë se sot  ne  jemi një  pjesë e pushtetit qendror,  ende  gjendemi në marginat e zhvillimit në përgjithësi, por me shpresa dhe premtime se pushteti lokal në të ardhëmen do të na sjellë  ndryshime  pozitive në tërë sferat e jetës.. Dua që të mendojmë pozitivisht, dhe   të  shpresojmë se ka me pasë  ndrime.

Por, në fund të këtij viti, në fokusin tim është  institucioni i Bashkësisë Islame i Ulqinit, i cili me iniciativën e disa entuzjastëve ka përballur shumë probleme, posaçërisht në sferën e punës, si edhe në  organizimin e brendëshëm,  pavarësisht se kriza ekonomike globale ka ndikur edhe aty.  Prandaj,  dëshiroj  ti shkruaj disa rreshta   për          Bashkësinë Islame të Ulqinit, e cila  me iniciativë të Këshillit dhe  më një angazhim të madhë ka filluar rindërtimin e disa objektëve fetare. Natyrisht, më së  parit duhet të përmendet përfundimi i  rindërtimit të Xhamisë së Detarëve në Ranë, e cila tash më i ka hapur portat  e saja dhe shërben  si dikur në të njëjtin vend. Natyrisht, duhet të theksohet kontributi i madh i donatotrëve, posaçërishtë një falenderim dhe një mirënjohje e veçantë i takon qytetarëve  nga qyteti Allanija nga Turqia,  gjithashtu  edhe të gjitë atyre  nga Ulqini dhe të tjerëtë,  të cilët kanë dhënë kontribut të madh për rindërtimin e saj. Gjashtë vite me radhë kanë zgjatur punimet dhe pa dyshim të gjithë qytetarët, duke filluar nga ato të thjeshtë, dhe ato të cilët kanë qenë në pozita  dhe poste ku kanë ndikuar për rindërtimin e xhamisë, meritojnë një falënderim të veçantë. Këtu , në mënyrë modeste theksoj se edhe unë me shkrime në revista të ndryshme, dhe në paraqitje në mas media  kam dhënë një kontributë modest..

Prandaj, në fokusin tim është Bashkësia Islame e Ulqinit, e cila në këtë vit , pavarësishtë nga kriza ekonomike, ka dhënë dhe është duke dhënë një kontribut të madh për ruajten dhe mirëmbajtjen e objekteve fetare tek ne. Duhet të vlerësohen dhe të përmenden këto aktivitete, pasi që bëhet fjalë për objekte të cilat i takojnë fesë tonë Islame, por njëkohësisht edhe për objekte  të trashëgmisë tonë kulturore . Më  një entuziazëm të madh  Këshilli i Bashkësisë Islame, duke filluar nga Adi dhe  Agimi në krye më kryetarin Gazmend Dollakun,  më pak mjete kanë bërë dhe janë duke bërë një punë të madhe. Pastrimi dhe gërmimet arkeologjike kanë sjellë një dritë të re në hamamin e xhamisë së Ali Pashës në Ranë, nga viti 1719,  i cili mbi një  qind vite ka qenë në terrin  e kohës. Sot në hamam mund të hyhet, dhe ai  mund të vizitohet. Natyrisht, në vitin  2013  ende  pritet kontributi i donatoreve për vazhdimin e punës dhe vendosjen e hamamit në shërbim.
Shtëpia e Ali Pashës

Ali Pasha Kliç  i ka lënë qytetit tonë tërë pasurin.  Përveç xhamisë  me  hamam,  edhe kroin  më të bukur në Ulqin përballë saj, të cilit  tash më i  kanë humbur gjurmët..Ka mbetur veç vendi i i bardhë si shenj, kurse gurët kanë “shkuar” në shtëpi private.  Shtëpia e Ali Pashës, në të cilën shum familie kanë gjetë strehim vite me radhë, gjendet sot  në rrënoja, ne këtu  në Ulqin thomë  se është bër  “virane” në mes të qytetit. Një turp i madh për të gjithë ato të cilët duhet të kujdesen për objekte të tillë, aq më tepër duke ditur se ajo shtëpi ka qenë e shpallur si objekt i kategorisë së parë, të përmendoreve kulturo historike në qytetin tonë.
Shtëpia e Ali Pashës.Ulqin

Mbi te,  dhe mbi portën e xhamisë  e Ali Pashës, ka qenë e vendosun tabela” Zakonom zaštićeno” si vërejtje se duhet të ruhet dhe se është e mbrojtur me ligj. Si është e mbrojtur dhe si e kanë mbrojt, nuk ka nevoj për koment. Mjafton të afroheni dhe të kaloni rrugës pas shkollës fillore “Boshko Strugar” ku edhe jetojnë  sot shumë familie.  Truri i shëndoshtë vështirë mund ta kuptojë se në shekullin 21 në mes të qytetit, një  shtëpi më famë kaqë të madhe siç ka qenë shtëpia e Pashës ,   e mos  të  flasim  se ajo është edhe përmendore e kulturës tonë,  është e lanun kaqë pas dore. Aq më tepër unë edhe shpreh çudi  për mosreagimin e atyre, të cilët jetojnë në afërsinë e saj.

         Dua të theksoj se ky objekt është nën kompetencën e organeve kompetente të Komunës, ashtu siç është edhe ndërtesa e Beledijes, ku dikur ka qenë  e vendosur Komuna  dhe adninistrata e qytetit tonë. Sot njeriu nuk mund e mos të shpreh një dëshprim të  pafund, duke parë se edhe  Beledija   është total e shkatërruar. Edhe ajo si shtëpia e Pashës më parë kanë qenë objetet më reprezentaviv në qytetin tonë. Beledija  edhe më vonë,  në fillim të shekullit 20  ka dominuar mbi Çarshinë e Ulqinit, si ndërtesa më e bukur dhe më e lartë. Çarshi më  ne  nuk kemi, pasi  që pronarët e objekteve në Çarshi kanë vepruar ashtu siç kanë dashur vet, e jo ështu siç veprohet në botën civilizuese. Këtu  nuk janë respektur ligjet dhe normat të cilët sundojnë në mjedise siç ka qenë Çarshija e jon dikur. Ne mund të themi pa modesti se Çarshia e jon ka qenë më e bukur dhë më interesante se ajo në Sarajevë..Mijera mysafirë nga vendi dhe nga bota në kohën e art të turizmit tonë, në Çarshinë  e Ulqint kanë takuar Orijentin në mesë të Europës. Sot “Çarshija “ jonë, është bërë një rrugë më shtëpi shumë pa shije dhe me ngjyra të ndryeshme.

            Sahat kulla e ulqinit Gjithashtu, dua të përmend edhe Sahat kullën nga viti 1754, si një objekt dominuas në qytetin tonë. Sahat  kulla  është rinovuar pas tërmetit të vitit 79, dhe një delegacion  ka shkuar deri në Çekosllovaki për të sjellur  një orë adekuate për të. Ora të cilën e kanë sjellur   këto zotri këtu, ka punuar fare pak. Nuk më kujtohet se kanë  ndrequr ndonjëherë.  Ende edhe sot e njëjta orë gjendet në Sahat kullën tonë, por gjithmonë tregon të njëjtën kohë.. Pse nuk ka punur, dhe pse ende nuk punon, e dijn  vetëm ato, të cilët kanë “marrë” kaqë rrugë të gjatë, për ta blerë  një orë të mirë. Dua ta përmend, pasi syri i qytetarëve dhe i atyre që e  vizitojnë qytetin tonë, pa ndërprerje shkon atje lart në kullë ke sahati i saj.. Për lexuas dhe për opinionin e gjërë, Sahat Kulla ka pasur një mekanizëm jashtëzakonisht kualitatv gjerman,  të vendosun në kafaz prej gurit. Në fillim të shekullit Austrijakët e kanë marrë me vehte pas shpërnguljes nga Ulqini.  Sot në afërsinë e Sahat kullës qytarët e pandëgjegjëshëm sjellin, a po kanë sjellur mbeturina,  dhe dua të them se aty është një deponi e madhe. Beledija, ajo çka ka mbetur nga ajo, rrenojat e saja  dhe deponija në mesë të Pazarit, japin një pasqyrë jashtëzakonisht të dobët, dua të them një tmerrë.

Dhe të gjitha këto, ky tmerr,  jo larg nga  Xamia së Mesgjahut, një objektit fetar nga viti 1728, një ndër xhamitë më të bukura dhe më të rëndësishme në qytetin tonë.

           

Xhamia e Madhe_ Xamia e Namasgjahut Ulqin

Këtu dëshiroj prap ti kthehem Bashkësisë Islame të Ulqinit, si një shembull pozitiv, në qytetin tonë. Pavarësisht nga kriza ekonomike, më kontribut të  vogël të donatorëve, por  më një vulnet dhe entuziazëm të madh,  po bën rinovimin e fasadës e xhamisë.  Për opinionin më gjërë, disa rreshta për këtë xhami,  një ndër simbolet e fesë tonë në këto treva. Xaminë e ka ndërtuar Kadi Sulejman Mujali,  dhe ka shërbuer si xhami mahalle.  Ende  edhe sot  është në shërbim dhe  është e hapur 5 herë në ditë. Ajo ka pasur edhe më parë rinovime, është zmadhuar për nevoja të popullit, dhe prandaj e kanë quajtur “Xhamia e Madhe”. Xamia e Namasgjahut sot është duke fituar fasadën nga guri dhe është duke  fituar një pamje  ashtu siç e kërkon ambieti i qytetit tonë. Prandaj iniciativën e Këshillit e Bashkësisë Islame të Ulqinit, duhet ta përkrahin edhe organet kompetente të qytetit tonë me mjete materijale, e jo vetëm verbale. Gjitashtu , iniciativa dhe veprime të tillë, duhet të jenë një nismë edhe për organet kompetente për rinovimin e objekteve të kulturës dhe të trashëgmisë tonë. Këshilli i Bashkësisë Islame kërkon të has në mirëkuptim edhe për kthimin e xamisë së Kalasë,  si edhe  për khimin e pronës së xhamisë së Merasë. Xhamia e Kalasë shërben sot si një depo në muze. Është e marrun nga komunistat më dhunë, dhe Bashkësia Islame më të drejtë kërkon khimin e pronës.Gjitashu edhe prona e xhamisë së Merasë duhet ti kthehet Bashkësisë Islame, pasi që edhe këtë xhami  e kanë marrë grabitqarët “Piratët” modern., komunistët ,  bile edhe e kanë rrëxuar. Sot aty gjenden disa objekte të përkohshme,  dhe tri tyrbe, të cilat nuk kanë guxuar me i prek, sepse edhe ato e kanë pasur frik Zotin.
Shtëpia e Ali Pashës.Ulqin.1

             Prandaj,  organet kompetente të Komunës tonë,  në bashkëpunim me Entin Republikan për mbrojtjen të monumntëve të kulturës nga Cetina, duhet të rrespektojnë ligjet të Europës ëë bashkuar. Ligji mbi restitucionin  duhet të  rrespektohet deri në fund , posaçërishtë për objekte fetare, sepse vetëm kështu mundemi ti ofrohemi Komunitetit Europian, qëllimit tonë në përgjithësi. Europa nuk na pranon pa respektimin e ligjeve të cilat sundojnë në botën civilizuese. Përndryshe , gjithmonë kemi për të mbetur në  Balkan e jo në Europë, pavarësisht se gjeografisht jemi aty.

 

Ulqin, dhjetor, 2012                                             Ismet KARAMANAGA

3