Maqedonia dhe Kosova pranojnë stazhin e punëtorëve në mënyrë reciproke

January 7, 2013   | Rajoni / Region

Ulqini sotShkup,7 janar -Qeveria e Republikës se Maqedonisë ka pranuar dhe miratuar kërkesën e Qeverisë së Kosovës për njohje të ndërsjellë të stazhit të punës, për të gjithë ata qytetarë që para vitit 1998 kanë punuar në territorin e njëra – tjetrës.
Zëdhënësi i Qeverisë maqedonase, Muhamet Hoxha ka thënë se me rregullimin e periudhës së stazhit do të mundësohet realizimi i së drejtës për pension në bazë të moshës.
Ky lajm ka gëzuar rreth 60 pensionistë të Kosovës në Ulqin  edhe vise tjera shqiptare në Malin e Zi, të cilët nuk arrijnë dot të marrin pensionet për dekadat e stazhit të punës në ish- ndërmarjet kosovare deri në vitin 1998.
Ata shpresojnë se modeli i regullimit të pensioneve mes Kosovës e Maqedonisë, të shërbejë edhe mes Prishtinës e Podgoricës.
Në fillim të muajit tetor të vitit të kaluar zëvendësministri i Punës dhe Asistencës Sociale të Malit të Zi, Jovo Pajoviq ,pat ftuar kolegun e tij kosovar, Fatmir Shurdhaj.Komunikata e z. Shurdhaj pas takimit në Podgoricë,është e ngjashme me atrë të Shkupit.
Pensionistët kosovarë në Ulqin, shtetas të Malit të Zi,kërkojnë nga deputetët shqiptarë Nimanbegu,Sinishtaj,

Shkreli,Gjeka,Abazoviq,Sarvan,Mehmeti,Dukoviq që të kërkojnë nga institucionet përkatëse malazeze, që të përshpejtohet arritja e marrëveshjes me Prishtinën  për njohjen reciproke e stazhit të punëtorëve, sepse ekzistojnë mundësitë ligjore.
Bota Sot