Qytetarët e Gucisë votuan pro-Komunë – Video

January 9, 2013   | Rajoni / Region

gucia-feston-referenduminSipas të dhënave të Këshillit Koordinues, në Guci votuan 2.669 votues, nga të cilët vetëm 3 vota ishin kundër formimit të Komunës së Gucisë, shkruan CDM.

Në referendumin konsultativ për formimin e Komunës së Gucisë, sipas rezultateve të para preliminare, në referendum dolën vetëm 35% të votuesve në Komunë të Plavës kurse në Guci rreth 58% të votuesve.

Sipas ligjit për organizimin territorial, së parit rezultatin e referendumit konsultativ e konfirmon Kuvendi Komunal i komunës nga e cila formohet komuna e re, në këtë rast Kuvendi Komunal i Plavës, e pastaj ky vendim i dërgohet Qeverisë.
Pasi komisioni i posaçëm shqyrton iniciativën dhe jep vendimin e tij, vendimin përfundimtarë jep Qeveria dhe Parlamenti.

Edhe përkundër thirrjeve të partive shqiptare të cilat veprojnë në Plavë e Guci, sipas informatave jo-zyrtare janë rreth 40% të shqiptarëve të cilët dolën në referendum, shkruan Vijesti.

Për pjesëmarrje në referendum në Guci erdhën numër i madh i mërgimtarëve nga SHBA-të, Gjermania, Franca, Suedia, Holanda etj.

Pas Petnjices, qytetarët e të cilës vitin e kaluar gjithashtu votuan pro-Komunës, dhe pritet që në pranverë të kalojnë në shqyrtim në Parlamentin republikan, tashmë edhe Gucia votoi për Komunë në vete.

Festimi i qytetareve të Gucisë nisi pas shpalljes së rezultatit preliminarë, me fishekzjarrë nga ndërtesa e Bashkësisë Lokale e Gucisë, e cila është në ndërtim e sipër, dhe do të shërbej për administratën e komunës së ardhshme.

Rikujtojmë se iniciativa për formimin e Komunës së Malësisë u nis shumë kohë më parë se në Petnjice dhe Guci, por që premtimet e datat shtyhen vit mbas viti edhe pse Malësia si nga territori, numri i popullsisë e sigurisht edhe nga qëndrueshmëria socio-ekonomike është në gjendje shumë më të mirë se zonat e lartpërmendura. /Malesia.Org/

1